Lajme

Vuçiq do t’iu raportojë deputetëve serbë për dialogun me Kosovën

Vuçiq do t’iu raportojë deputetëve serbë për dialogun me Kosovën
19:58 | 18 Qershor 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të raportojë në Kuvendin serb lidhur me bisedimet lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të martën.

Sipas medieve serbe, Vuçiq kishte paralajmëruar për diçka të tillë më 22 qershor dhe do t’i informojë ata për rrjedhën e dialogut.

I pari i Serbisë vazhdimisht e ka përshkruar si “javë të vështirë” periudhën para takimit me kryeministrin Albin Kurti. Në takim, Vuçiq u përball me katër kërkesat e Kurtit, në mesin e të cilave ishte edhe njohja e ndërsjellë, për çka është shprehur kategorikisht kundër udhëheqësi serb.

Vuçiq ka thënë se është i dëshpëruar se si në takim nuk është biseduar çështja e zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, çështje kjo të cilën e ka kërkuar për zbatim edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kurti, në përgjigje ndaj Kosnett, ka thënë se nuk do ketë asociacion një-etnik.

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera