Lajme

Vritet një person në Rahovec, i dyshuari është familjar

Vritet një person në Rahovec, i dyshuari është familjar
23:48 | 12 Qershor 2021

Një person nga fshati Sopniq i Rahovecit ka vdekur pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj, ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Sopniq KK Rahovec ka ndodhur një rast plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima ne gjendje të rëndë është dërguar ne spitalin rajonal në Gjakove dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë”.

Dyshohet se palët janë familjarë ne mes vete, raporton Klankosova.tv.

Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera