×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vrit’en dy gjykatës të Gjykatës Supreme në Iran

    FrontOnline
    18 Janar 2025

    Dy gjykatës të njohur të Gjykatës Supreme të Iranit janë vrarë në një sulm në selinë e kësaj gjykate, thanë zyrtarët.

    Viktimat janë identifikuar si Ali Razini dhe Mohammad Moghiseh. Një gjykatës tjetër po ashtu është plagosur gjatë sulmit që ndodhi në Pallatin e Drejtësisë në Teheran.

    Zyra për media e gjyqësorit të Iranit raportoi se një person i armatosur ishte “infiltruar në Gjykatën Supreme në një akt të planifikuar për vrasjen e dy gjykatësve.

    Motivi i sulmit ende nuk është i qartë.

    Hetimi fillestar gjeti se sulmuesi nuk kishte ndonjë rast gjyqësor para kësaj gjykate dhe as lidhje të tjera, tha zyra për media e gjyqësorit iranian.

    Gjykata Supreme është autoriteti më i lartë gjyqësor në Iran dhe kreu i saj emërohet nga lideri suprem. Selinë e ka në Teheran dhe degë ka në mbarë vendin.

    Detajet e incidentit mbeten të paqarta. Zyra për media e gjyqësorit raportoi se sulmuesi “u vetëvra” pas të shtënave, edhe pse ky informacion nuk është konfirmuar.

    Mediat tjera iraniane kanë raportuar se sulmuesi ishte anëtar i një “force infiltruese të sigurisë”, i cili fillimisht kishte plagosur me thikë një roje, ai kishte marrë armën dhe më pas kishte kryer vrasjet.

    Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr, duke cituar burime, raportoi se gjyqtarët u sulmuan me armë zjarri para se sulmuesi të bënte vetëvrasje.

    Dy viktimat kishin poste të rëndësishme në sistemin e fuqishëm gjyqësor të Iranit. Gjykatësi Mohammad Moghiseh kishte gjykuar disa raste politike, përfshirë rastet që përfshinin mbështetësit e Lëvizjes opozitare të Gjelbër më 2009. Ai ishte nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut.

    Gjykatësi Ali Razini kishte mbajtur shumë poste të larta dhe ishte akuzuar nga opozita në Iran se ishte përfshirë në një sërë vrasjes pa gjyq të të burgosurve politikë më 1988./REL/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    0 persona janë arrestuar në Tiranës. Aksioni u zhvillua mëngjesin e sotëm në disa zona të kryeqytetit shqiptar, nga agjentët e Antidrogës,...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Kryeministri shqiptar Edi Rama iu rikthye edhe njëherë SPAK dhe zhvillimeve të fundit. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, SPAK tashmë e ka...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    ShBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite për luftën në Ukrainë – diskutimet e para ballë për ballë midis...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Testi me shkrim për patentë-shoferë mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Në raportin...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon në të cilin raportohet se janë gjetur 2390 kilogramë duhan, me vlerë rreth...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1016 gjoba trafiku Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, 31 me...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar...
    Sport18 Shkurt 2025
    Katër ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Champions League, në fazën e knockout. Po kaq skuadra do ta zënë një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.