×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vrau dhe dogji burrin e vjehrrën, detajet e gjyqit për Hysnie Hoxhallarin e të dashurin e saj

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Është shtyrë seanca gjyqësore për Hysnie Hoxhallarin dhe të dashurin e saj Kasëm Pirjasi, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes e më pas djegies së bashkëshortit dhe vjehrrës së Hysnies.

    Në seancën e sotme është kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e relacioneve që paraqiti mrbojtja e të pandehurve. Gjatë kësaj seance të dy avokatët mbrojtës, Sajmir Visha për Kasëm Pirjasin dhe Sokol Zotaj për Hysnie Hoxhallarin pretenduan pafajësinë e klientëve të tyre.

    Gjatë mbrojtjes Visha, pretendoi se e vetmja provë që disponon akuza është dëshmia e Hysnie Hoxhallarit, e cila sipas tij ka sajuar mes tyre një lidhje dashurie që nuk ekziston. Ndërsa theksoi faktin e shkeljes procedurale për mos ezaurimin e seancës paraprake.
    Visha ritheksoi faktin se dëshmitë e Pirjasit, janë dhënë prej këtij të fundit më kushtet e dhunës fizike të oficerëve të policisë, duke kërkuar pafajësinë për klientin e tij në kushtet e pamjaftueshërisë së provave për dënim.

    Nga ana tjetër mbrojtja e Hysnie Hoxhallarit, kërkoi pafajësinë për akuzën vrasjes në rrethana familjare, dhe trajtimin e saj të pandehur për fshehje të kësaj vrasje dhe moskallëzimit të krimit. Gjithashtu u kërkua dhe rishikimi i akuzës pasi vrasja në rrethana familjare nuk mund të merret parasysh për persona pa lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

    Zotaj pretendoi se Hysnie Hoxhallari, nën presionin e zbulimit të lidhjes jashtë martesore ka kryer veprime që mbrojnë autorin Pirjasi. Sakaq, prokurori Maksim Dita më seancën e mëparshme kërkoi 35 vite dënim për Hysnie Hoxhallari dhe dënim të përjetshëm për Kasëm Pirjasi.

    Ngjarja makabër tronditi Vlorën më 22 janar të vitit 2018 ku Hysnie Hoxhallari në bashkëpunim me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi vranë bashkëshortin dhe vjehrrën e Hysnies, Olsi dhe Selkie Hoxhallari.

    Shkak i kësaj vrasje është bërë lidhja e fshehtë që Hysnija kishte me Kasëmin. Krimi u raportua në polici nga vetë e pandehura Hysnie Hoxhallari e cila pasi ka dhënë dëshminë në policinë e Vlorës është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se ku kush mund ta bënte një gjë të tillë, dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj Olsi Hoxhallari sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.

    Kaq ka mjaftuar që vëmëndja e prokurorëve dhe policëve të shtohet mbi nusen e shtëpisë që çuditërisht s’kishte patur të njëjtin fat si vjehra dhe burri i saj që u vranë dhe u dogjën, por u kishte shpëtuar agresorëve./shqiptarja

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë në Vlorë, ku një person është gjetur i vdekur brenda makinës...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë të tij në Zall-Bastar. Sipas policisë, kanë nisur hetimet rreth shkakut...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Policia e Shtetit në Durrës ka sekuestruar mbi 670 mijë litra naftë që dyshohet se është kontrabanduar nga Tunizia. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.