×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vrasje, organizatë kriminale dhe akuza të tjera/ Kush janë 4 të targetuarit e radhës nga OFL

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon Operacioni Forca e Ligjit.

    Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

    Ali Lorja, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

    Roland Domi, banues në Durrës, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”;

    Artur Vaqo banues në Durrës, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”;

    Ardjan Tati banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

    Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit, Trump Jr, janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, për FrontOnline ka komentuar urdhër-arrestin e lëshuar nga Kosova ndaj Milan Radojçiqit dhe 19 serbëve të tjerë,...
    Lajme28 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka lëshuar një urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin dhe 19 serbë të tjerë, të cilët po akuzohen...
    Lajme28 Prill 2025
    Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, i ka dërguar një letër kryetarit të...
    Lajme28 Prill 2025
    Rritja e çmimit të rrymes, e që po pritet të shkaktoj rritje të çmimeve të shumë produkteve të tjera, ka shqetësuar qytetarët...
    Lajme28 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryeshefit...
    Lajme28 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj Millan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë, duke i akuzuar ata për krime lufte...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.