Një person i dyshuar është arrestuar në Mirovicë.
I njëjti, nga një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin, në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”
Mitrovicë, 21 janar 2023
Si rezultat i veprimeve operative e hetimore njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Vepra penale ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45, në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve materiale në veturën e ankuesit nuk raportohet për persona të lënduar.
Lidhur me rastin, në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Ndërsa si rezultat i ndërveprimeve policore pas dy orëve nga njësia policore e Trafikut Rrugor në zonën e Skenderajt është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari V. J., 22 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdor në veprën penale. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.