×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Qifllak të Rahovecit, i akuzuari mohon ta ketë vrarë vëllanë e tij

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    I akuzuari për vrasje të rëndë, Arben Morina, është deklaruar i pafajshëm, në seancën fillestare të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

    I akuzuari Morina akuzohet se me 8 maj të vitit 2019, në mes të orës 23:00-05:00, e ka privuar nga jeta vëllanë e tij 31 vjeçar, Naser Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ali Uka, i akuzuari Morina deklaroi se është i pafajshëm.
    E dëmtuara, përkatësisht nëna e të akuzuarit, Kimete Berisha tha se djali i saj është i pafajshëm, duke kërkuar që të njëjtin ta lirojnë.

    Më pas, meqenëse i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë, gjykatësi Shaqir Zika deklaroi se shqyrtimi i dytë nuk do të mbahet, derisa e njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se brenda afatit prej 30 ditësh ka të drejtë të dorëzojë me shkrim kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

    Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ndrecë Dodaj tha se me qëllim që të mos prolongohet procedura ndoshta do të heqin dorë nga kërkesa për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, për çka do ta njoftoi gjykatën me kohë.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i akuzuari Morina po ngarkohet me veprat penale “vrasje e rëndë” nga neni 173 parag.1 nënparag.1.3 të KPRK-së dhe “armëmbajtje pa leje” nga neni 366 parag.1 të KPRK-së.

    Sipas aktakuzës, më 8 maj 2019, në mes të orës 23:00 e gjerë në orën 05:00 të 9 majit 2019, në fshatin Qifllak të Rahovecit, në shupën e cila gjendet në katin e parë të shtëpisë së të ndjerit, me dashje dhe motive të panjohura ka privuar nga jeta vëllain e tij, Naser Morina, i moshës 31 vjeç.

    Tutje sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë ndodhur në atë mënyrë që duke qëlluar me një të shtënë nga revolja kalibër dhe tip i panjohur në pjesën e parme të kraharorit, ku sipas raportit të autopsisë vdekja e tij ka ardhur si rezultat i gjakderdhjes së brendshme të kraharorit si pasojë e plagës tejshkuese në regjionin e zemrës, e shkaktuar nga veprimi i predhës së hedhur nga arma e zjarrit.

    Sipas aktakuzës, arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale e vrasjes nuk është arritur që të sekuestrohet, pasi që i akuzuari të njëjtën e ka hudhur.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Lajme25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Sport25 Prill 2024
    Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar. Sigal...
    Sport25 Prill 2024
    Albion Rrahmani i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij. Sulmuesi kosovar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun,...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.