Kronika

Vrasja në Podujevë, çka ishin mes vete viktima dhe i dyshuari?

Vrasja në Podujevë, çka ishin mes vete viktima dhe i dyshuari?
20:30 | 12 Janar 2022

Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Pakashticë të Podujevës, shkruan Front Online.

Mentor Kajtazi, siç merr vesh Front Online, nga disa burime nuk mundi t`u bëjë ballë plagëve që mori nga të shënat me armë.

I dyshuar për vrasjen e tij siç kupton “Front Online” është Florim Bujaku.

Ata mes vete ishin baxhanakë.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç, Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.

Përfito FALAS një pushim për çift në Budva

Të tjera