×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Hallaq të Madh të Lipjanit, ndalohen 8 të dyshuar

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona të përfshirë në rastin e vrasjes në Hallaq të Madh në Lipjan, mëngjesin e sotëm.

    Njëri nga personat e ndaluar dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, personi i dytë dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Prokuroria njofton se katër persona të tjerë dyshohen për veprat penale “ndihmë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”, si dhe dy persona të dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

    Rasti në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq të Madh në Lipjan, ku si pasojë e një përleshje me armëzjarri mes dy familjeve, një person vdiq, ndërsa pesë të tjerë morën lëndime të rënda trupore dhe momentalisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë”, thuhet në kumtesën e prokurorisë, shkruan Sinjali.

    Po ashtu, bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për obduskion për trupin e pajetë.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.