×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Vrasja në Drenas: Të dyshuarit nuk i binden babait për t’iu dorëzuar policisë

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Organet e hetuesisë ende nuk kanë arritur që t’iu bien në gjurmë personave të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit, Qamil Demiri, në Nekoc të Drenasit. I dyshuari kryesor për këtë rast po besohet të jetë djali i Shaban Sylës, Leutrimi, që bashkë me disa të tjerë janë arratisur. Prokuroria e Shtetit po i ngarkon ata me tri vepra penale. Gjatë ditës së djeshme,Shaban Syla, nga burgu, përmes telefonit i tha Express se djemtë e tij do t’i dorëzohen shpejt policisë, por kjo s’ka ndodhur

    Një person ka mbetur i vrarë në Nekoc të Drenasit mbrëmjen e së shtunës, pasi është qëlluar me armë zjarri. Në konflikt dyshohet se kanë qenë të përfshirë dy familje. Ajo e Shaban Sylës, i dënuar në rastin “Bllaca 2”, dhe familja Demiri. Ende nuk është arrestuar asnjë person për këtë rast, ani se disa persona tashmë janë të dyshuar, por të njëjtit gjenden në arrati. I dyshuari kryesor besohet të jetë Leutrim Syla, djali i Shaban Sylës.

    Prokuroria e Shtetit, në një deklaratë ka bërë me dije se ndaj të dyshuarve rëndojnë tri vepra penale. “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
    “Duke iu referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktualisht të dyshuarit, ndodhen në arrati”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    E garanci se gjatë ditës së sotme të dyshuarit do t’i dorëzohen policisë ka dhënë gjatë ditës së djeshme në një bisedë telefonikei burgosuri Shaban Syla.

    “Djemtë e mi, për pak orë do të vet dorëzohen në stacionin e policisë. Leutrim Syla ka pas armë. Ai atë armë e ka mbajte për ta mbrojtur familjen pas sulmit me maska, nga njerëz të armatosur. E që besojmë që janë djemtë e Gani Gecit”, thotë Syla.

    Nga familja e viktimës nuk kanë dashur që të deklarohen rreth këtij rasti.

    Ndërkohë policia i tha sot Gazetës se ende nuk është arrestuar asnjë person për këtë rast.

    “Ne jemi duke i vazhduar hetimet. Ende asnjë person nuk është arrestuar për këtë rast”, ka thënë, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

    Tutje nga Policia kanë theksuar se pas një mos marrëveshje në mes tre të dyshuarve dhe katër viktimave meshkuj kosovar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku ka plagosur një person, ndërsa viktimat tjera janë të lënduar nga mjetet e mprehta. I plagosuri nga arma e zjarri, nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa viktima tjera janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë. Osmani është shprehur se...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në Podujevë në ceremoninë e zbulimit të shtatores të ish-presidentit Ibrahim Rugova. I...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj përmes aktgjykimit të përpiluar më 16 korrik 2024 e ka dënuar me 1 mijë euro gjobë avokaten Emine...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, “shënoi një moment...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.