[wp-story]

Lajme

Vrasja e katërfishtë në Viti, Limaj: Ngjarje të tilla janë goditje të rënda e trishtuese për shoqërinë

Vrasja e katërfishtë në Viti, Limaj: Ngjarje të tilla janë goditje të rënda e trishtuese për shoqërinë
22:17 | 30 Dhjetor 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është prekur thellë nga ngjarja tragjike që ndodhi në fshatin Pozhoran të Vitisë, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje.

Përmes një statusi në Facebook Limaj ka thënë se ngjarje të tilla janë goditje të rënda e trishtuese që na prekin të gjithëve si shoqëri.

Ndërsa i ka shpreh ngushëllime farefisit, të afërmve dhe gjithë atyre që e kanë njohur këtë familje.

Ky është statusi i tij i plotë:

I prekur thellë nga ngjarja tragjike në Pozhoran të Vitisë, ku ndërruan jetë katër persona, anëtarë të një familje.

Ngjarje të tilla janë goditje të rënda e trishtuese që na prekin të gjithëve si shoqëri.

Farefisit, të afërmve dhe gjithë atyre që e kanë njohur këtë familje, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera