Polcia ka dalë në një deklaratë në lidhje me arrestimin e Viktor Markut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Hekuran Billës pak ditë më parë.
Billa i kishte vrarë vëllain në vitin 2006 Markut.
Policia e Shtetit
Arrestohet autori kryesor i dyshuar për vrasjen e shtetasit H. B.
Falë shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit efikas me Policinë malazeze u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit V. M.
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit Shkodër, shtetasin V. M., pasi dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, te Komuna e Parisit, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.
Shtetasi V. M. qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit V. M., në Malin e Zi.
Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin V. M., strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.
Një ditë më parë, nga strukturat policore të DVP Tiranë u kap dhe u vu në pranga njëri nga bashkëpunëtorët në vrasje, 22-vjeçari S. M., nipi i shtetasit V. M.
Ndërkohë, nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë vrasje.
Policia e Shtetit falënderon Policinë malazeze për bashkëpunimin, shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve, duke bërë të mundur vënien në pranga të autorit të vrasjes së shtetasit H. B.

Të tjera
-
15:38 | 16 Shkurt 2021
-
15:32 | 16 Shkurt 2021
-
15:30 | 16 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniBitcoin s’ka të ndalur, arrin vlerë rekorde15:29 | 16 Shkurt 2021
-
15:27 | 16 Shkurt 2021
-
15:26 | 16 Shkurt 2021
-
15:15 | 16 Shkurt 2021
-
15:13 | 16 Shkurt 2021
-
15:12 | 16 Shkurt 2021
-
15:07 | 16 Shkurt 2021
-
15:04 | 16 Shkurt 2021
-
15:01 | 16 Shkurt 2021