[wp-story]

Bota/Rajoni

Vrasja e dyfishtë në Prilep

Vrasja e dyfishtë në Prilep
17:27 | 11 Janar 2020

Tragjedi familjare në Prilep ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një qytetar i Prilepit ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten dhe nënën e saj ndërsa ka plagosur dhe vëllain e bashkëshortes.

Në tentim të zmbrapset, lëndime ka marrë edhe vetë autori i tragjedisë, i cili së bashku me vëllain e bashkëshortes së ndjerë, janë dërguar në Spitalin e Prilepit për ndihmë mjekësore.

Prokuroria Publike ka bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes, ndërsa ka dhënë urdhër për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Prokuroria ka njoftuar po ashtu se trupat e viktimave janë marrë për obduksion.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera