×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vrasja e dy të rinjve/ Gazetarët: Semaforët u lanë hapur qëllimisht për të ikur autorët e atentatit

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Zona e Astirit u trondit pak ditë më parë nga një vrasje e dyfishtë. Viktima mbetën dy të rinjtë Erigers Mihasi, 32-vjeç dhe miku i tij Armand Dumani 26-vjeç.

    Mirëpo kjo vrasje e dyfishtë ka ngritur dyshime të forta sa i takon rolit të policisë së shtetit në hetimin e vrasjeve.Diten e sotme, gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Artur Zheji ngritën dyshimet për mënyrën si atentatorët dolën me shpejtësi nga një zonë si Astiri, ku një njeriu të zakonshëm i duhet 50 minuta të kalojë trafikun.

    Analisti Zheji kërkoi që hetimi të përfshijë dhe efektivë të zonës, ose segmente të policisë, të cilët mund të kenë hapur qëllimisht semaforin për t’i dhënë mundësi autorëve të krimit të largohen.Gazetarja Lala bëri me dije se SHÇBA ka nisur një hetim për të parë veprimet e një efektivi që ndodhej vetëm 100 metra nga vendngjarja.Pjesë nga biseda në studio:

    Artur Zheji: Rekordet tona kriminale janë rekord botëror. Ne mund të krahasohemi me të gjitha matjet e botës për sa i përket kësaj fushe. Ne nuk mund të krahasohemi për sa i përket gjërave që prodhojnë të mira material dhe një prestigj të një lloji tjetër, por për sa i përket prestigjit kriminal ne jemi në top 5 ose top 10. Mund të jemi në 4 ose 5 vendet më të shquara. Tek goditja nga mbrapa, është një goditje mafioze, pasi kur e godet në krah targeti është në profil dhe probabiliteti për ta shmangur është më i lartë se kur e merr nga mbrapa. Kjo tregon që ata që e kanë shkrepur armën janë vrasës të sprovuar. Kanë tentuar disa herë dhe kanë gjetur vendin e pagabueshëm. Është një vrasje e nivelit të lartë

    Klodiana Lala: Ne ndonjëherë numrin e vrasjeve e masim me viktimat, por duhet marrë parasysh dhe vendi ku janë qëlluar. Ne na ndodh që kur futemi në atë rrugë në unazë na duhen 50 minuta të dalin. Është trafik tmerrësisht i rënduar se rruga është në ndërtim e sipër.Artur Zheji: Ata kanë patur dy gjëra kryesore parasysh, duhet ta vrisnin me çdo kusht targetin, se si duket ose kanë qenë të paguar, ose të kërcënuar ose të motivuar për ta bërë.Klodiana Lala: Duhet ta kemi parasysh se Erigers Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri. Ata kanë qenë të mirëinformuar dhe nga sistemi Tims dhe kanë patur shumë pak kohë për ta organizuar atentatin.Artur Zheji: Mund të ketë një makinë tjetër mbështetëse, të cilët i kanë marrë kur kanë djegur makinën. Ajo mund të jetë një makinë që mund të ketë qenë mbështetëse gjatë gjithë kohës që ishin në ndjekje të targetit dhe mund të ketë njoftuar që semafori mund të jetë hapur. Pra mund të kenë bërë një koordinim perfekt që kanë bërë vrasjen dhe nuk kanë gjetur as trafik dhe që janë zhdukur pa lënë gjurmë. Ose kanë dakordësi me segmente të policisë së asaj zone që i kanë hapur semaforin.Klodiana Lala: Sigurisht nuk e përjashtoj që ka zyrtarë të policisë që janë të lidhur me grupet kriminale.Artur Zheji: Jam dakord me ty, por s’jam dakord që nuk duhen kontrolluar vetëm kamerat e sigurisë por duhet të hetohet dhe i gjithë luajaliteti i policisë së asaj zone.Klodiana Lala: Në dijeninë time SHÇBA ka nisur një hetim në lidhje me veprimet që kanë ndjekur punonjësit e policisë pasi një efektiv ndodhet jo më larg se 100 metra nga vendi ku ka ndodhur vrasja.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Zjarret janë ende aktive në malin Serta në Negotinë si dhe në Shtip në malin Ograzhden pranë kufirit bullgar. Ndërhyrjet si nga...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    SPAK ka lëshuar disa urdhërarreste me vendim gjykate për inceneratorin e Tiranës. Operacioni për ekzekutimin e urdhërarresteve u krye nga agjentët e...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Vala ekstreme e nxehtësisë ka bërë që temperaturat në pjesë të Evropës qendrore dhe jugore të arrijnë deri në 40 gradë celsius...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ka marrë masa idhur me qarkullimin e automjeteve në vend...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një sulmi ukrainas me dronë mëngjesin e 13...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi edhe pas mbajtës së zgjedhjeve të 3 qershorit, thotë se nuk janë mundësitë që shqiptarëve t’iu...
    Kronika13 Korrik 2024
    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në fshatin Popolan të Suharekës. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës. I shoqëruar nga ministra...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u takua me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer javën e kaluar në samitin e NATO-s në Uashington,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.