[wp-story]

Kronika

Vrasja e 58-vjeçares në Podujevë, arrestohet familjari i saj

Vrasja e 58-vjeçares në Podujevë, arrestohet familjari i saj
14:36 | 22 Dhjetor 2020

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka cilësuar si “Vrasje nga pakujdesia”, vrasjen e 58-vjeçares me armë zjarri në Podujevë.

Gazeta Express merr vesh se viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete.

Të dielen mbrëma pak para orës 00:00, konkretisht në 23:50, gruaja 58-vjeçare u plagos me armë zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë, ajo u dërgua menjëherë në QKUK, por plagëvë të rënda nuk arriti t’u bëjë ballë ku edhe vdiq gjatë ditës së djeshme.

Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar; N. Zh 62 vjeç dhe M. Zh 23 vjeç.

Me urdhër të prokurorit është ndaluar vetëm njëri nga të dyshuarit dhe ndaj tij është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit.

Rasti është duke u hetuar në drejtim të dy veprave penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person dhe ndaj të njëjtit sot, prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për autopsi për të ndjerën”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje sesi ka ndodhur vrasja e 58-vjeçares, ndërkohë policia në në vendin e ngjarjes ka sekuestruar: Një revole e tipit GLOCK, një revolver i tipit ZASTAVA, një gëzhojë si dhe trembëdhjetë copë fishekë.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera