×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 15-vjeçarit në Prizren, arrestohen dy persona

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit në Prizren.

    Ata dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje tragjike. Njëri prej tyre është i moshës 17-vjeçare, derisa tjetri i moshës 18-vjeçare.

    Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

    “Lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka thënë Osmanollaj.

    Ndryshe, motivin e zënkës që la të vdekur nxënësin 15-vjeçar nuk po e di ende as familja e as organet e drejtësisë.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit në shkollën e mesme të Mjekësisë, “Luciano Motroni” në Prizren, Shukri Myrtezani, aty ku Lirimi vijonte mësimet, ditën e varrimit tha se 15-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer.

    U.D. i drejtorit tha se rasti ka ndodhur dje pasi Lirimi ka përfunduar mësimin, njëherit dita e parë e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

    “Është lajm i hidhur që ka ndodhur mes nxënësve të shkollës sonë që ka ndodhur në afërsi të shkollës sonë. I ndjeri ka qenë në mësim dhe pasi ka dalë prej shkollës, me nxënësin tjetër janë taku atje, kështu që pas një zënke aty fatkeqeësisht me një goditje fëmiju ka humbur jetën, këtë informacion e kemi marrë nga Policia e Kosovës”, tha ai për Gazetën Express.

    Thirrjet e nxënësve para hyrjes së shkollës “Luciano Motroni”

    Tutje, Myrtezani tha se fëmijët nuk kanë pasur sjellje arrogante në shkollë, përkundrazi kanë treguar sukses në mësime.

    “Fëmijët nuk kanë pas shfaqje arrogante e as sjellje të këqija, dëshmi është numri i mungesave. I ndjeri ka pas 2 mungesa, ndërsa tjetri ka pas 5 mungesa. Kanë qenë të pranuar në këtë institucion me 96-7 pikë, me sukses maksimal. Jemi tronditur edhe ne si shkollë, edhe nxënësit edhe kolegët”, u shpreh ai.

    “Dje ishim prezent te familja e nxënësit, nuk kishte fjalë me i përshkru ngushëllimet”, përfundoi ai.

    Ndërsa, një familjar i Lirimit, po ashtu pjesëmarrës në varrim, Bislim Berisha, tha se janë të shokur me vdekjen e tij dhe se familja nuk është përmenduar asnjëherë se kanë pasur problem me dikë.

    “Shpresoj që merr masa shteti, policia, gjykata. Shpresoj që më të mos ndodhin këso rastesh, ndihemi shumë keq. Është humbje e madhe…Nuk kam qenë në vendin e ngjarjes, nuk mundem me ditë se çka ka ndodh, por familja ska si të jetë më e mirë, janë njerëz të mirë, familje e mirë, fjalë të këqija nuk kemi dëgjuar kurrë për ta. Probleme s’kanë pas kurrë me askënd”, tha ai për Gazetën Express.

    Fotografi gjatë ceremonisë së varrimit
    Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren, tha se pasi të rinjtë janë përleshur, njëri prej sulmuesve e kishte goditur viktimën me mjet të mprehtë përkatësisht me thikë në pjesën e majtë të gjoksit, e cila ka rezultuar me pasoja fatale për viktimën.

    “Nga informacionet fillestare rezulton se në rastin konkret të miturit e përfshirë në përleshje kanë poseduar një armë zjarri dhe dy thika”, ka njoftuar prokuroria.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa ka folur për rëndësinë e paraqitjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka...
    Lajme23 Prill 2024
    Brukseli ia ka vënë Beogradit një dilemë: Ose ndaloni pengimin e futjes së Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare ose aspiratat e saj...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot panairin e bizneseve Hannover Messe, që këtë vit po zhvillohet nën moton “Energizing...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta...
    Lajme23 Prill 2024
    Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023 është thënë se Kosova ka probleme...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi tashmë e ka gati projektin e ri muzikor. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar mbi raportin e DASh-it duke vënë në pah pikat e theksuara nga...
    Sport23 Prill 2024
    Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar titullin e 20-të pesë javë para përfundimit të kampionatit. “Nerazzurët” mposhtën...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtarja e famshme, Dhurata Dora, ka një surprizë për fansat e saj. Ditën e sotme ajo ka bërë publike datën e lansimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.