×
  • Kronika
  • Kronika

    Vrasja dhe plagosjet në Lipjan, ndalohen tetë persona të përfshirë në rast, Prokuroria tregon për çka i ngarkon ata

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Hallaq të Madh në Lipjan, ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur pesë të tjerë. Për këtë rast, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona të përfshirë në rastin e vrasjes në Hallaq të Madh në Lipjan, me dyshimin se njëri prej tyre ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të KPRK-së, një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja në tentativë”, nga neni 172 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366”, katër persona të dyshuar për veprat penale “Ndihma”, nga neni 33 të KPRK-së dhe “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të KPRK-së, si dhe dy persona të dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Ndryshe, rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në fshatin Hallaqi i Madh të komunës së Lipjanit, pas një përleshjeje me armë zjarri, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve. Nga kjo përleshje, një person ka vdekur, derisa pesë të tjerë ndërsa pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

     

     

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati për president, Bujar Osmani pasi realizoi të drejtën e tij, është shprehur se qytetarët kanë vendosur mes dy opsioneve – integrimit...
    Sport24 Prill 2024
    Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se Bayern Munich e ka kontaktuar për ta pasuar Thomas Tuchel në detyrën e trajnerit...
    Lajme24 Prill 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar në zgjedhjet e shtata presidenciale....
    Lajme24 Prill 2024
    Shtatë ish-pjesëtarët e grupit “Çakallët”, janë dënuar me 56 vjet burgim nga Gjykata e Lartë e Beogradit. Ata akuzohen për vrasjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.