×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vra`sësit e Kristian Markut dyshohet se hyn në Kosovë, hetuesit kërkojnë ndihmën e INTERPOL-it

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u vra në një atentat mafioz pranë nënkalimit të Novoselës.

    Grupi hetimor në Shqipëri, ka kërkuar ndihmën e INTERPOL-it për të identifikuar dhe lokalizuar autorët e dyshuar, pasi ekzistojnë indicie se ata janë larguar drejt Kosovës pas ngjarjes, transmeton klankosova.tv.

    Sipas burimeve policore të euronews, dyshohet se ekzekutimi është realizuar duke përdorur dy automjete. Njëri prej mjeteve ka shërbyer për realizimin e atentatit, ndërsa tjetri për largimin e autorëve, pas djegies së automjetit të parë.

    Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se ekzekutimi është realizuar nga vrasës profesionistë që kanë menduar çdo gjë me detaje, përfshirë dhe rrugën e arratisjes.

    Bëhet me dije se Kristian Marku ishte ndjekur për disa ditë me radhë përpara se të ndodhte ngjarja. Ai kishte marrë një automjet me qira në Tiranë, çka sugjeron se lëvizjet e tij ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm nga autorët.

    Ngjarja kulmoi në afërsi të rrethrrotullimit të Levanit, ku autorët dyshohet se e ndoqën Markun dhe më pas realizuan atentatin pranë nënkalimit të Novoselës.

    Grupi hetimor po shqyrton disa pista, në lidhje me ngjarjen, ku një ndër më kryesoret është ajo e hakmarrjes.

    Kristian Marku ishte nipi i Martin Bardhit, i vrarë në shtator të vitit 2023 në Rrëshen. Ai kishte precedentë të mëparshëm penal ku përfshihet dhe një akuzë për “vrasje me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe një tjetër akuzë për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

    Në vitin 2023, Marku u dyshua se u përfshi në një sulm me armë të ndodhur në drejtim të Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit – ky i fundit i vrarë në janar 2020 me snajper në qendër të Rrëshenit. Megjithatë, përfshirja e Markut nuk u provua dhe ai u lirua nga akuzat.

    Pas atentatit në aksin Fier-Vlorë, autoritetet ushtruan kontrolle në banesën e familjes Reçi dhe shoqëruan disa anëtarë të fisit për t’i marrë në pyetje.

    Konflikti mes fiseve Bardhi dhe Reçi daton prej afro 28 vitesh dhe ka prodhuar një sërë vrasjesh, duke përfshirë atentate të mirëorganizuar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, tha Sekretari amerikan...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Vatikani ka thënë se Papa Françesku ka pneumoni në të dyja mushkëritë. Infeksioni respirator i Papës përfshin edhe bronkitin astmatik, i cili...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Pas njoftimit të djeshëm se në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës tek një nxënës është konfirmuar zgjeba,...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ismet Kryeziu nga DnV e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami është takuar me Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka shkruar se...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025-tës, kanë sjell emra të ri në politikë e sidomos në listat e kandidatëve për deputetë. PDK...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero,...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti...
    Vip18 Shkurt 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë ka ndryshuar emrin në Khattab, ka folur hapur për jetën dhe karrierën e tij....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.