×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vranë 4 pengjet amerikanë dhe i publikuan në rrjete sociale, Beatles-at e ISIS mohojnë akuzat

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Dy ish-britanikë, pjesëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), janë akuzuar në Shtetet e Bashkuara me akuza për terrorizëm, për shkak të vrasjes së katër pengjeve amerikane.

    Alexanda Kotey dhe El Shafee Elsheikh janë akuzuar për pjesëmarrje në një qelizë të IS-it të njohur si “The Beatles”, të angazhuar për kidnapime në Irak dhe Siri.

    Dyshja dyshohet se ka qenë pjesë e kësaj qelize të IS-it, të emëruar sipas grupit britanik pop të viteve 1960, për shkak të theksit britanik.

    Ata tani janë në mbajtje të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dhe do të paraqiten në gjykatën federale amerikane në Virxhinia më vonë.

    Të dy burrat, që kanë qenë të mbajtje të SHBA-së në Irak, paraprakisht kanë hedhur poshtë akuzat.

    Asistent-Prokurori i Përgjithshëm amerikan, John Demers, ka thënë në një konferencë për media se, akuzat “janë rezultat i shumë vjetëve të punës së vështirë në kërkim të drejtësisë”, për amerikanët e vdekur, – James Foley, Steven Sotloff, Kayla Mueller dhe Peter Kassig.

    Teksa u është adresuar familjeve të viktimave, ai ka thënë: Ndonëse nuk mund t’i kthejmë mbrapsht fëmijët tuaj, ne do të bëjmë gjithë çfarë mundemi: drejtësi për ata, për ju, dhe për të gjithë amerikanët.

    Akuzat bartin dënim maksimal, apo burgim të përjetshëm.

    Viktimave – që kanë përfshirë gazetarë amerikanë dhe punëtorë për ndihma, amerikanë dhe britanikë – u është prerë koka dhe vdekjet e tyre janë publikuar në rrjetet sociale.

    Kotey dhe Elsheikh, me prejardhje nga Londra perëndimore, u pamundësuar e drejta e shtetësisë britanike./

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Punëtori i një ferme në Brazil është goditur për vdekje nga një lopë të cilën kishte tentuar ta përdhunonte. 45-vjeçari, emri i...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...
    Kronika13 Janar 2025
    1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Inxhinierja e Telekomunikacionit Zana Këpuska nga Gjakova, ka numrin 90 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete në Kuvendin...
    Sport13 Janar 2025
    Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin. “Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët...
    Vip13 Janar 2025
    Vullneti i ka bërë një monolog ‘foshnjës’ së tij teksa në shtëpi po zhvillohet sfida e buxhetit ku banorët të ndarë në...
    Vip13 Janar 2025
    Gresa dhe Vullneti janë futur në rol të prindërve. Ata madje kanë luajtur në mënyrë perfekte edhe rolin e çiftit që kanë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.