Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vozitja e shpejtë, arsyeja më e shpeshtë e aksidenteve në Tetovë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Vozitja e shpejtë është arsyeja më e shpeshtë për aksidentet e trafikut në rajonin e Tetovës, gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti.

    Analizat e SPB Tetovë tregojnë se një e treta nga 144 aksidentet, kanë ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Vozitjen e shpejtë, policia më shpesh e konstaton tek shoferët në autostradën drejt Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    “SPB Tetovë çdo ditë kryen kontrolle për shpejtësinë, para se gjithash në autostrada, ku edhe më shpesh shoferët sanksionohen. Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda dhe jashtë vendbanimeve janë prej 20 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për “më të shpejtit” është edhe masa – marrje e përkohshme e lejes për vozitje prej tre muajve deri në një vit”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

    Ai shtoi se duke pasur parasysh kushtet klimatike, reshjet e shiut dhe mjegullën, apelohet për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Ukraina thuhet se është gati të nisë një kundërsulm kundër ushtrisë ruse, sipas deklaratave të presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky. Në një...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një studimi të Agjencisë Federale për Punës: Më 2022, nga rreth 1200...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Për presidentin amerikan, Joe Biden, me marrëveshjen për rritjen e tavanit të borxhit të miratuar nga Kongresi “askush nuk mori gjithçka që...
    Të tjera
    Lajme03 Qershor 2023
    Presidenti Macron ka të drejtë kur thotë se qeveria e Kosovës është përgjegjëse për trazirat sepse dërgoi kryetarët shqiptarë të “pushtojnë” brutalisht...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Numri i viktimave nga përplasja e trenave në Odisha të Indisë ka shkuar në 288 dhe mbi 1000 janë plagosur, raporton CNN....
    Vip03 Qershor 2023
    Duket se raporti mes Kejvina Kthellës dhe Luiz Ejllit është krisur. Edhe pse nuk u ndanë mirë nga “Big Brother VIP” pas...
    Lajme03 Qershor 2023
    Zëvendës-këshilltari i parë i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare, John Feiner, ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me kryeministrin...
    Lajme03 Qershor 2023
    Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka vlerësuar si të dobët punën e Kuvendit të Kosovës, por sipas tyre edhe gjatë këtij viti Kuvendi...
    Vip03 Qershor 2023
    Reperi i njohur i estradës shqiptare, Ledri Vula, pak ditë më parë ka promovuar albumin e ri “1 Goat për ty”. Ai...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.