Gjuha:
×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Votimet midis virusit e protestave, kthejnë sytë e Rusisë dhe Perëndimit kah Mali i Zi

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Midis tensioneve rreth një ligji mbi lokalitetet fetare dhe betejës kundër pandemisë së koronavirusit, Republika e vogël ballkanike e Malit të Zi do të mbajë të dielën votimet, që mund të kenë implikime të konsiderueshme gjeopolitike në rajonin që ndodhet në epiqendër të një beteje ndikimi midis Rusisë dhe Perëndimit.

    Në procesin për zgjedhjen e përbërjes së re të Parlamentit, presidenti i kahershëm, Millo Gjukanoviq, dhe Partia e tij Demokratike e Socialistëve, me qëndrime të theksuara pro-perëndimore, do të luftojnë për mbijetesë politike, shkruan Foreign Policy.

    Krejt kjo derisa vendi, përveç me pandeminë e koronavirusit, është mbërthyer muajt e fundit edhe nga protestat masive kundër qeverisjes së Gjukanoviqit, pikë së pari shkaku i miratimit të një ligji të kundërshtuar fetar që e nxiti zemërimin e zyrtarëve të Kishës Ortodokse serbe, transmeton KOHA.

    Si rrjedhojë, në rrezik gjatë këtyre zgjedhjeve do të jetë qeverisja e kahershme e burrit që e udhëhoqi Malin e Zi përgjatë shpërbërjes së Jugosllavisë federale në vitet ’90, dhe prishjes së unionit shtetëror me Serbinë më 2006. DPS-ja e tij ishte, po ashtu, qenësore në anëtarësimin e vendit në NATO më 2017 dhe ka mbikëqyrur gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për kualifikimin si anëtare e mundshme e Bashkimit Evropian. Por këto votime e vënë DPS-në karshi një opozite, të drejtuar kryesisht nga aleanca nacionaliste serbe “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, që kërkon marrëdhënie më të afërta me Serbinë dhe Rusinë dhe që e ka përkrahjen e fuqishme të Kishës Ortodokse serbe.

    Protestat fetare me ngjyrime nacionaliste

    Liderët e opozitës dhe vëzhguesit e demokracisë dhe të drejtave kanë akuzuar prej kohësh Gjukanoviqin, i cili do të përballet me sfidën e rizgjedhjes më 2023, dhe DPS-në e tij për udhëheqjen e Malit të Zi përbrenda një gëzhoje të brendshme mbërthyer nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar.

    Ama, çështja më e rëndësishme dhe më e madhe në gjithë fushatën zgjedhore ka qenë ligji i miratuar në fund të vitit të kaluar, i cili i lejoi shtetit që t’i konfiskojë disa prej aseteve fetare po qe se pronësia e tyre historike nuk mund të dëshmohet.

    Ligji ende duhet të hyjë në fuqi, si rrjedhojë e vonesave të shkaktuara kryesisht nga protestat e prira nga Kisha Ortodokse serbe dhe partitë e mbështetura nga Serbia.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan,...
    Lajme31 Maj 2023
    Gazetarja Olha Priadko u strehua sot në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Ajo erdhi bashkë me djalin...
    Lajme31 Maj 2023
    Ish i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar përsëri për tensionet në veri. Me anë të një...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2023
    Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve por edhe në rajon. Së fundmi ka reaguar dhe ish...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në rrjetin social "Facebook",  ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me liderët  e shteteve anëtare të Komunitetit...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për rrjetin amerikan CNN, se, pala serbe i ka zbatuar të gjitha obligimet ndërkombëtare që...
    Lajme31 Maj 2023
    Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi të ndërtesës komunale, ku është duke u protestuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2023
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB. Nga informacionet e para mësohet...
    Lajme31 Maj 2023
    Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.