Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për ta shkarkuar nga posti i kryetarit të Kongresit amerikan, Kevin McCarthy.
Rreth 216 anëtarë – përfshirë tetë republikanë – votuan për të rrëzuar kongresmenin kalifornian nga karrigia e kryetarit.
210 përfaqësues të tjerë – të gjithë republikanë – votuan për ta mbajtur McCarthy.

Kjo është një fitore e madhe për fraksionin rebel të republikanëve të krahut të djathtë të udhëhequr nga Matt Gaetz nga Florida.
Dhoma e Përfaqësuesve tani do t’i duhet të zgjedhë një kryetar të ri, por nuk ka një alternativë të qartë se kush do të kishte mbështetjen e nevojshme për të fituar.
Asnjë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve nuk është rrëzuar ndonjëherë më parë përmes miratimit të një rezolute për largimin e tyre. /Telegrafi