[wp-story]

Lajme

“Vonesa e krijimit të institucioneve ndikon në tërheqjen e investimeve të huaja”

“Vonesa e krijimit të institucioneve ndikon në tërheqjen e investimeve të huaja”
21:12 | 13 Janar 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka folur për pasojat që sjell vonesa e krijimit të institucioneve.

Rukiqi, në RTV Dukagjini ka thënë se dëmet e vonesës së krijimit të institucioneve apo shkuarja në zgjedhje të reja e dëmton ekonominë e vendit në aspekte të ndryshme.

“Ka qenë edhe një fushatë e gjatë parazgjedhore dhe shto edhe pjesën kur Qeveria ka qenë në dorëheqje dhe nëse merren në total është pothuajse një gjysmë viti dhe nëse shihet në kontekstin e rëndësisë që ka koha për ekonominë dhe bizneset është shumë e gjatë”.

Kryetari i OEK ka thënë se këto vonesa kanë ndikim edhe në tërheqjen e investimeve të huaja.

Ai ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës vjen kryesisht nga remitencat e diasporës por shton se kjo nuk mjafton.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se është shqetësuese që një numër i madh i kompanive kanë vende boshe e që nuk po mundin të gjejnë punëtorë të kualifikuar në kohën kur papunësia është shumë e lartë.

Rukiqi ka thënë se prioriteti i parë i çfarëdo qeverie që do të vijë do të jetë buxheti por sipas tij kjo tashmë është e vonuar shumë.

Ai ka thënë se ndarja e shpejtë e buxhetit mund të mos plotësojë prioritetet e qytetarëve.

Kryetari i OEK-ut ka thënë se siguria juridike që shteti duhet të garantojë për biznese është shumë jetike për tërheqjen e investimeve të huaja.

“Kemi pasur situata kur nuk ka mundur të garantohet zbatimi i kontratave. Kemi pasur situata kur nuk janë zbatuar vendimet gjyqësore e shumë raste të tjera”, tha ndër të tjera Berat Rukiqi.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera