×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon për zgjedhjet në Kosovë: Ka probleme serioze me votat nga jashtë

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Më 14 shkurt Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që formimi i qeverisë së qershorit 2020 ishte antikushtetues. Që nga zgjedhjet e fundit të mbajtura në tetor 2019, shumë nga çështjet në zhvillim mbeten të pazgjidhura, siç është edhe nevoja për përditësimin e listës së votuesve.

    Këtë herë zgjedhjet mbahen brenda një kohe të shkurtër si dhe në mesin e pandemisë së koronavirusit, të cilat janë sfida të shtuara për Kosovën.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian dhe shefja e Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së në vitin 2019, Viola von Cramon-Taubadel, lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe sfidat ka thënë se zgjedhjet do të jenë sfiduese.

    “Këtë herë zgjedhjet do të zhvillohen në rrethana të paprecedenta, të cilat do të jenë shumë sfiduese për Kosovën, prandaj disa çështje duhet të zgjidhen paraprakisht. Për shkak të faktorëve të jashtëm, padyshim që nuk do të ketë asnjë mision të plotë ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve, por ekspertët ndërkombëtarë do të ndjekin ngjarjet në terren. Kjo tregon angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë po ofron gjithashtu mbështetje të konsiderueshme me ekspertizën e vet. Ne i kemi kërkuar Presidentit të Parlamentit Europian për një Mision Parlamentar të Vëzhguesve dhe jemi në pritje të një përgjigjeje nga ana e tij”, ka thënë ajo, raporton DW.

    Ka probleme serioze me votat nga jashtë

    Meqenëse atje nuk ka shumë të ngjarë të shihet një numër i madh vëzhguesish të pavarur ndërkombëtarë, tani është më e rëndësishme se kurrë të ketë një numër adekuat të vëzhguesve vendas. Prandaj, do të jetë thelbësore që të merret mbështetja e nevojshme financiare nga organizata të tilla si Demokracia e Kosovës në Veprim (DKA).

    Afati i shkurtër kohor midis shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe ditës së mbajtjes së  zgjedhjeve do të thotë se ka probleme serioze me votat nga jashtë, që në praktikë do të thotë që shumica e diasporës nuk do të jetë në gjendje të votojë. E drejta e tyre themelore demokratike është e rrezikuar dhe kjo çështje duhet të adresohet menjëherë.

    Kosova ka përjetuar paqëndrueshmëri serioze politike në vitet e fundit. Kishte muaj pa asnjë qeveri dhe pa një shumicë parlamentare funksionale. Kjo nuk po ndikon vetëm në nivelin e qeverisjes, por në kohën e krizës COVID-19, mund të kushtojë jetë njerëzish. Prandaj, unë i nxis të gjithë aktorët politikë të mendojnë për të ardhmen dhe të diskutojnë mbi shumicat dhe koalicionet e mundshme, madje edhe para zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurohet një tranzicion i qetë dhe të ngrihet një qeveri funksionale sa më shpejt të jetë e mundur. “

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.