[wp-story]

Lajme

Von Cramon: Le të përpiqemi për një marrëveshje të qëndrueshme Kosovë-Serbi

Von Cramon: Le të përpiqemi për një marrëveshje të qëndrueshme Kosovë-Serbi
10:04 | 16 Qershor 2020

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Cramon ka thënë se përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, do të rifillojë këtë dialog në Prishtinë, e më pas në Beograd.

“Le të përpiqemi për një marrëveshje të qëndrueshme dhe të negociuar mirë me një pjesëmarrje të gjerë dhe pranuese të të gjithë palëve të interesuara në Kosovë dhe Serbi. Përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak do të rifillojë këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja sot në Prishtinë dhe javën tjetër në Beograd”, ka shkruar ajo.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera