×
  • Auto
  • Auto

    Volkswagen tregon se pse veturat elektrike janë ‘shumë më të besueshme’ se ato me gaz

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    Volkswagen është i bindur se shitjet e automjeteve të tij elektrike më në fund do të lulëzojnë në vitin 2025.

    Këtë vit, realisht marka pret që veturat me emetim zero të përbëjnë deri në 25% të dërgesave në BE.

    Shefi i shitjeve të kompanisë, Martin Sander, bëri bujë për automjetet elektrike në një intervistë të fundit.

    I pyetur pse njerëzit duhet të konsiderojnë një EV në vend të një veture me gaz, anëtari i bordit të VW për shitjet dhe marketingun tha: “Së pari, duhet të flisni për faktet. Për shembull, automjetet elektrike janë shumë më të besueshme se automjetet ICE”.

    Megjithatë, studimi i fundit tregoi se pronarët e automjeteve elektrike kanë pasur 42% më shumë probleme me veturat e tyre.

    E publikuar në dhjetor 2024, analiza më e re përmban përgjigje nga rreth 300,000 pronarë të veturave nga viti 2022 deri në 2024.

    Sander shtoi se njerëzit që hezitojnë të blejnë automjete elektrike duhet ta testojnë një për një ditë për të “parë sa e thjeshtë është karikimi dhe sa i shpejtë mund të jetë ai”.

    Ndryshe, zgjerimi i linjës elektrike të VW do të vazhdojë me një veturë më të lirë, ID.2. Me çmim nën 25,000 euro ai do të jetë një “ndryshues i lojës”.

    Një model edhe më i përballueshëm, ndoshta i quajtur ID.1, do të fillojë me më pak se 20,000 €.

    Ndërsa kur të arrijë afër fundit të dekadës, gjenerata e nëntë Golf do të jetë një model vetëm me energji elektrike.

    Ai do të ndërtohet në Wolfsburg, ku është montuar modeli aktual me motorë me djegie. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Auto14 Shkurt 2025
    Duhet të marr veturën të zezë apo të verdhë? Apo të gjelbër? Sa shpesh i keni bërë vetes këtë pyetje kur imagjinoni...
    Auto13 Shkurt 2025
    Ferrari pati shitje rekord vitin e kaluar pasi dërgoi 13,752 automjete, ose 0.7% gjatë vitit 2023. Më e rëndësishmja, të ardhurat neto...
    Auto12 Shkurt 2025
    Përhapen gjithnjë e më shumë thashethemet se Audi nuk ka në plan të ketë një pasardhës për modelin A7 Sportback. Pavarësisht se...
    Të tjera
    Vip15 Shkurt 2025
    Në televotimin e sotëm pjesë ishin Gerta. Aldo, Indriti, Livia Gjesti dhe Rozana. Banori që largohet sipas votave të publikut është Indriti....
    Vip15 Shkurt 2025
    Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij,...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.