×
  • Auto
  • Auto

    Volkswagen do të prezantojë shumë shpejt modelin e ri të elektrizuar të Touareg

    FrontOnline
    24 Maj 2023

    Gjiganti gjerman i veturave do të prezantojë të mërkurën një version të ristrukturuar të SUV-it të tij më të madh në Evropë.

    Natyrisht, bëhet fjalë për modelin Touareg, i cili prej disa kohësh nuk është në fokusin e kompanisë, por ka ende një klientelë besnike.

    Është modeli që deri vonë ishte i fundit nga Volkswagen me një motor nafte V8, dhe tani edhe ai është zëvendësuar nga elektrifikimi.

    Sipas informacioneve të disponueshme, Touareg i rinovuar do të njihet nga fenerët e rinj IQ.LIGHT HD matrix.

    E reja është se te ky model lidhja e dritës do të ketë si pikënisje skajet e poshtme të dritav,e dhe jo p.sh. si te Golf, ku lidhen skajet e brendshme.

    Historia për dritat, të paktën ato të përparme, përfundon me informacione të njohura më parë, përkatësisht se çdo dritë përbëhet nga 19.200 LED.

    Me dritat e reja vijnë parakolpët e rinj dhe ndoshta do të jemi dëshmitarë të një grili të ridizajnuar të ftohësit.

    Sistemi multimedial në edicionin e ri sjell komanda të përmirësuara zanore dhe Android Auto dhe Apple CarPlay.

    Për sa i përket sigurisë, VW ka zbuluar se Touareg ka një sensor në çati që më pas rregullon sistemin ESC në përputhje me rrethanat.

    Sa i përket motorit, duhet thënë se Touareg R eHybrid mbetet në ofertë. Aktualisht, në kombinim me motorin 3.0 V6 me benzinë, ai prodhon 462 kuaj-fuqi, dhe bateria 17.9 kWh siguron një rreze veprimi prej 47 km./FrontOnline/

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Auto28 Shtator 2023
    Ndërsa rivalët e tij republikanë u përballën në debatin e dytë televizivë, ish-Presidenti Trump vendosi të mbajë fjalim në një kompani të...
    Auto27 Shtator 2023
    Volkswagen do të pezullojë prodhimin e dy modeleve elektrike ID.3 dhe Cupra Born në fabrikat e tij në Zwickau dhe Dresden në...
    Auto26 Shtator 2023
    Nissan ka njoftuar se nga tani do të lansojë vetëm automjete plotësisht elektrike në Evropë si pjesë e planeve për të shitur...
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2023
    Sot Policia e Kosovës ka bastisur vilën e Milan Radojçiqit në Liqenin e Ujmanit. Ministri  i Punëve të Brendshme, tha se edhe nga...
    Lajme29 Shtator 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga...
    Lajme29 Shtator 2023
    Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në vazhdimësi komenton zhvillimet politikë në vend dhe rajon, ka thënë se duke parë kërkesën...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2023
    Shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, tha se disa specialistë do të mbërrijnë në Ukrainë për të hartuar planet për...
    Lajme29 Shtator 2023
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim veteranët e luftës së Kroacisë dhe të UÇK-së, në krye me Gjeneralin...
    Sport29 Shtator 2023
    Barcelona ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të javë së tetë në La Liga. Fillimi i ndeshjes...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.