Volkswagen of America dhe Uber kanë njoftuar plane për të nisur një shërbim komercial robotaksi duke përdorur furgonë elektrikë autonomë VW ID. Buzz në disa qytete të SHBA-së gjatë dekadës së ardhshme.
Shërbimi do të fillojë në Los Angeles në fund të vitit 2026, fillimisht me shoferë sigurie në timon.
Udhëtimet pa shofer priten të nisin në vitin 2027, pas miratimit rregullator, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithëse më parë Volkswagen kishte hezituar të hynte në tregun e shërbimeve të transportit me porosi, tani planifikon të furnizojë automjete vetë-drejtuese dhe softuer për menaxhimin e flotës, ndërsa Uber do të merret me operimin.
Ky hap është pjesë e strategjisë më të gjerë të Uber-it, që përfshin bashkëpunime me mbi 14 kompani të teknologjisë autonome. /Telegrafi/