Shtatëvjeçarja ukrainase, e cila u bë virale pasi këndoi “Let It Go” në një strehë për bomba në Kiev, ka kënduar himbin kombëtare të vendit të saj në një koncert në Poloni.
Amelia Anisovych u filmua duke kënduar këngën nga filmi i animuar “Frozen” në bunker ndërsa Rusia sulmoi Ukrainën dhe videoja është parë nga miliona njerëz.
Pasi u largua nga vendi i saj me vëllezërit e motrat dhe gjyshen në Poloni, ajo u shfaq në Atlas Arena në Lodz për të performuar himnin kombëtar para mijëra njerëzve.
Koncerti, “Së bashku me Ukrainën”, u krijua për të ndihmuar ata që vuajnë pas pushtimit rus.
Shumë nga artistët më të mëdhenj të Ukrainës dhe Polonisë morën pjesë në shfaqje në ndihmë të aksionit Humanitar Polatik.
Amelia më parë ka falënderuar njerëzit që “u pëlqeu këndimi”.
Ajo tha: “Unë praktikoj të këndoj çdo ditë në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje… ka qenë gjithmonë ëndrra ime të këndoj”.