Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën se një person është arrestuar në Kaçanik.
Prangosja e një 17 vjeçari është bërë nën dyshimin se i njëjti më 18 janar 2023 kishte kryer dy vjedhje në dy kafiteri të ndryshme të këtij qyteti, duke marrë para e disa shishe alkooli.
“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar dhe sot, datë 23.01.2023 rreth orës 11:00 kanë arrestuar të dyshuarin I.R (M/K) i moshës 17 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari, siç theksohet tutje në njoftimin e policisë, është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, ka pranuar se i vetëm i ka kryer këto vjedhje.
Me vendim të prokurorit të rastit është derguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtjeme hetimore.