×
  • Kronika
  • Kronika

    Vodhën vegla pune në vlerë 4 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar në Prizren

    FrontOnline
    16 Shkurt 2021

    Policia në Prizren ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se në shtëpinë e viktimës kanë vjedhur mjete pune në vlerë rreth 4 mijë euro.

    Në njoftimin e Policisë së Prizrenit bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar mesditën e së martës në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit.

    “Me datë 16.02.2021 rreth orës  14:00 , hetuesit e Stacionit Policor Prizren – Veri, pas veprimeve hetimore paraprake kanë identifikuar dhe lokalizuar vend-qëndrimin e dy të dyshuarve me iniciale D.T i lindur në vitin 1963 dhe I.G i lindur në vitin 1997. Të njëjtit janë arrestuar në fshatin Sërbice e Ulët dhe janë shoqëruar në polici për intervistim. Arrestimi i tyre është bëre për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit në bashkëveprim, me datë 27 janar 2021 rreth orës 13:00 kanë depërtuar me përdorim force në shtëpinë e viktimës se rastit duke i hequr grilat  dhe duke e dëmtuar dritaren e shtëpisë”, ka njoftuar Policia.

    Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë vjedhur nga shtëpia e viktimës vegla pune në vlerë rreth 4 mijë euro.

    “Të dyshuarit nga shtëpia e viktimës arrijnë të vjedhin vegla pune të ndryshme në vlerë rreth 4000 Euro. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Njëri nga të dyshimtit e pranon veprën e cila i ngarkohet. Tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura të cilat janë sekuestruar nga ana e krim teknikut në cilësinë e provës materiale”, ka njoftuar Policia.

    Tutje është bërë e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me urdhër të prokurorit.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Kronika19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës...
    Kronika19 Prill 2024
    Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka dënuar një vozitës në Pejë i cili ishte me...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emisari Miroslav Lajçak në gusht, ka treguar pikëpamjen e...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në pronësi...
    Vip20 Prill 2024
    Në përputhje me ligjet dhe transparencën e kërkuar nga institucionet, zyrtarët në Kosovë kanë bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024. Ndër...
    Lajme20 Prill 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.