Gjuha:
×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vlerat e specave, cilët janë më të shëndetshëm

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Specat janë burimi më i mirë i Vitaminës C, por kur vjen puna te ngjyrat, ato ndryshojnë.

    Përse specat jeshilë janë më të lirë se specat me ngjyrë tjetër? Specat jeshilë janë më pak të pjekur se të tjerët, ato mblidhen më shpejt se sa koha e duhur e pjekjes. Specat e tjerë kërkojnë më shumë kohë të marrin ngjyrën, e si rrjedhojë duan më shumë shërbim, çka i bën ata më të shtrenjtë.

    Cilët speca kanë më shumë vlera ushqimore?
    Të gjithë specat janë një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës A dhe C. Por të dhënat tregojnë se specat e kuq përmbajnë 11 herë më shumë beta karoten se specat jeshilë. Specat e verdhë nga ana tjetër kanë më shumë vitaminë C se specat e gjelbër por më pak vitaminë A dhe më pak beta-karoten. Specat e gjelbër kanë shumë kalium që rregullon qarkullimin e gjakut dhe mbron muskujt. Specat e kuq që janë edhe më të pjekurit kanë shije më të ëmbël dhe kanë më shumë antioksidantë të vlefshëm.

    Vlerat shëndetësore të specit
    Speci i ëmbël dhe ai djegës janë një aleat i rëndësishëm në përpjekjet e gjithkujt për të një peshë të ekuilibruar. Kapsaicina, një substancë që i bën specat djegës, fuqizon metabolizmin dhe pengon formimin e plotë të qelizave dhjamore. Edhe specat e ëmbël kanë në përmbajtjen e tyre një element të njohur si CH-19. Ai i ngjan kapsaicinës dhe ka të njëjtin efekt kundër qelizave dhjamore përveç ndjesisë djegëse.

    Mban nën kontroll kolesterolin
    Kapsaicina që gjendet tek specat djegës ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak. Sa më djegës speci aq më shumë kapsaicinë ka e si rrjedhojë aq më efektive është çdo përpjekje për të ulur kolesterolin.

    Lufton artritin
    Nëse konsumon gjysëm filxhani çaji me speca të grirë (të kuq ose të verdhë) ke marrë dyfishin e dozës ditore me vitaminë C. Njerëzit që kanë doza të ulëta të kësaj vitamine në organizmin e tyre janë trefish të rrezikuar nga artriti.

    I bën mirë zemrës
    Një filxhan çaji me speca të gjatë përmban 36% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 10 përqind folat. Specat e kuq dhe specat e verdhë kanë respektivisht 35% dhe 20% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 7% dhe 10% të dozës ditore të folatit. Sa më i pasur të jetë ushqimi juaj me këto përbërës, aq më i ulët është rreziku për infarktin, sëmundjet koronare dhe të zemrës në përgjithësi.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lifestyle24 Mars 2023
    Gati një në pesë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vuan nga misofonia, sugjeron një studim. S’kam degjuar kurre per te? Epo, a...
    Lifestyle24 Mars 2023
    Presioni i lartë i gjakut konsiderohet si një “vrasës i heshtur”, sepse sëmundja nuk shkakton asnjë problem shëndetësor në fillim. Shumë njerëz...
    Lifestyle24 Mars 2023
    Humbja e flokëve në stinën e pranverës është një gjë e natyrshme e zhvillimit të flokëve. Rënia e flokëve është një problem...
    Të tjera
    Kronika25 Mars 2023
    Një vajzë në Skenderaj derisa ishte duke fjetur ka ndërruar jetë. Lajmin në Polici e ka raportuar nëna e saj. Në raportin...
    Vip25 Mars 2023
    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë dy nga personazhet më të dashur të Big Brother VIP Albania. Ata pas festës së...
    Vip25 Mars 2023
    Olta e ka quajtur Kristin naiv. Ajo ka thënë se e tepron me faktin që do të tregojë shpesh herë se sa...
    Lajme25 Mars 2023
    Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, po e konsiderojnë si shumë të pa qartë dakordimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në...
    Lajme25 Mars 2023
    Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se konferenca do...
    Lajme25 Mars 2023
    Partia Socialdemokrate do të mbajë sot protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.