×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Vlera e kredive të reja në muajin maj 2020 ishte 61 milionë euro

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Ndonëse, bankat komerciale kanë qenë të gatshme të aprovojnë kredi edhe në kohë pandemie, kosovarët iu janë shmangur atyre.

    Nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se kreditimi po ngadalësohet me gjithë trendin rënës të normave të interesit.E, siç duket kosovarët këtë vit po ia kanë frikën që të huazojnë para nga bankat, për shkak të gjendjes ekonomike si pasojë e pranisë së koronavirusit në vend.

    Gjatë muajve të pandemisë, prill-maj-qershor, kreditë e reja janë në nivel shumë më ulët krahasuar me vitin e kaluar.Gjatë gjashtë muajve të parë të 2020, vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat komerciale ishte 592 milionë euro (699 milionë ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar).Kështu ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Bankës Qëndrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti.

    “ Sipas të dhënave, stoku i kredive bruto në fund të muajit qershor 2020 është rritur për rreth 38 milionë krahasuar me muajin maj 2020, mirëpo kreditimi po ngadalësohet me gjithë trendin rënës të normave të interesit.Kreditë e reja në muajt prill, maj e qershor 2020 janë në nivel shumë më ulët krahasuar me vitin e kaluar”, tha ai.Ahmeti shtoi se gjatë muajit prill bankat kanë dhënë kredi të reja, që kanë arritur vlerën e mbi 40 milionë eurove.Gjendje e njëjtë është edhe në muajin maj e qershor.“Vlera e kredive të reja në muajin maj 2020 ishte 61 milionë euro, kurse në maj të vitit të kaluar ishte 140 milionë euro.Ndërsa vlera e kredive në muajin qershor 2020 është 99 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 128 milionë euro”, tha ai.Ahmeti tha se më së shumti janë marrë kredi shërbyese dhe industriale, të përcjella nga kreditë bujqësore.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.