Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani u infektua me Covid-19, kjo është gjendja shëndetësore e saj

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, dje gjatë ditës ka njoftuar se ka dalë pozitiv me COVID-19.

    Osmani, bëri të ditur se për një kohë do të qëndrojë e izoluar shkaku i infektimit me koronavirus.

    Por, ajo theksoi se asnjë që lidhet me funksionet e saj, nuk do të mbetet pa mbulim.

    Për  gjendjen e saj shëndetësore ka pyetur edhe Klan Kosova.

    Këshilltari për media Bekim Kupina, tha se ushtruesja e detyrës së presidentit po i vazhdon aktivitetet e parapara, vetëm se ato janë bartur online.

    Kupina njoftoi se gjendja shëndetësore e e Osmanit është stabile, njofton Klan Kosova.

    “Siç e ka bërë të ditur në postim u.d. Presidentja Osmani, gjatë periudhës sa do të qëndrojë e izoluar shkaku i infektimit me COVID-19, asnjë çështje që lidhet me funksionet që bartë ajo  nuk do të mbetet pa mbulim”.

    “Kabineti në Presidencë, sikurse edhe ai në Kuvend vazhdojnë punën, ngase një pjesë e ekipit tashmë e kanë kaluar përballjen me COVID-19. U.D.Presidentja po i vazhdon të gjitha takimet e planifikuara, vetëm se i ka bartur ato në platforma elektronike. Gjithashtu po vazhdon t’i shqyrtojë e nënshkruaj me kohë të gjitha dokumentet e kërkuara për të dy funksionet që i ushtron”.

    “Pra, u.d.Presidentja është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon t’i kryejë obligimet kushtetuese”.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2023
    Një objekt ka marrë flakë në qytetin e Pejës. Lidhur me rastin për Front Online ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme25 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës ka përkujtuar tre aktivistët e vrarë të Kosovës më 24 dhe 25 mars në vitin 1999 nga forcat serbe....
    Kronika25 Mars 2023
    Një person është arrestuar të premten në fshatin Loxhë të Pejës, pasi dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë të KEDS-it, të cilët...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2023
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të dielën do të jetë për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai atje do të zhvillojë...
    Lajme25 Mars 2023
    Kategoria e pensionistëve në vendin tonë po vazhdon të mbetet sfidë në vete. Pensionet e tyre janë më të ultat në rajon....
    Bota/Rajoni25 Mars 2023
    Një adoleshente, e cila u dogj e gjallë nga ish-partneri, dha frymën e fundit në spitalin ku po kurohej, pas pesë ditësh...
    Vip25 Mars 2023
    Vitin 2017, Luiz Ejlli dhe Rezarta Smaja morën pjesë në Festival me këngën ‘Ra një yll’ me tekst nga Agim Doçi. Ajo...
    Lajme25 Mars 2023
    Ikja e profesionistëve shëndetësor, inflacioni shumë i lartë e ndërprerja e investimeve kapitale, janë disa nga dështimet që i përmendin Partia Demokratike...
    Kronika25 Mars 2023
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kishte vjedhur 63 drita solare në lagjen Jusuf Gërvalla në Prishtinë. Rastin në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.