[wp-story]

Lajme

Vjosa Osmani: Shteti nuk është vetëm territor, popull dhe pushtet shtetëror – është ideal

Vjosa Osmani: Shteti nuk është vetëm territor, popull dhe pushtet shtetëror – është ideal
23:06 | 07 Shtator 2019

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë ditës ka qëndruar në Kaçanik me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se shteti nuk është vetëm territor, popull e dhe pushtet shtetëror, por është ideal.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit në Facebook:

Sot në Kaçanik:

Njerëzit që i vunë themelet e shtetit, themeltarët e shtetit, në krye me dr. Rugovën, u udhëhoqën nga dija dhe guximi për të qenë të lirë.

Shteti nuk është vetëm territor, popull e pushtet shtetëror. Është ideal. Ideali ynë është shteti i qytetarëve të barabartë, i integruar në vlerat e qytetërimit perëndimor.

Kushtetuta e Kaçanikut është akti themeltar i realizimit të këtij ideali.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera