[wp-story]

Lajme

Vjosa Osmani përmbush amanetin ndaj Agim Kikës – për ruajtjen e unitetit të LDK-së

Vjosa Osmani përmbush amanetin ndaj Agim Kikës – për ruajtjen e unitetit të LDK-së
15:30 | 02 Tetor 2019

Gjatë tubimit elektoral në Podujevë, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, për herë të parë ka treguar një premtim të cilin ia kishte dhënë ish-deputetit të ndjerë të LDK-së, Agim Kika.

“Unë e kam ndarë një zyrë me ish-deputetin e nderuar nga Llapi, Agim Kika. Nuk kam njohur njeri më të mirë dhe më unifikues. Në biografinë e Agim Kikës kam shkruar një fjali: Unë do ta mbajë fjalën. Për herë të parë, në qytetin e tij, e bëj publik zotimin që ia kam dhënë Agim Kikës, për ruajtjen e unitetit të LDK-së dhe ky unitet sot është më i fortë se kurrë, përkundër tendencave të mëdha për të na përçarë”, tha Osmani.

Ajo tha se treva e Llapit ka dhënë figura të shquara të shoqërisë, siç ishin Enver Maloku dhe Xhemajl Mustafa. Vjosa Osmani përmendi edhe kontributin që kanë dhënë personalitete nga Podujeva, si ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, mandej Sabri Hamiti, etj.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera