[wp-story]

Lajme

Vjosa Osmani për Nënë Terezën: Sot, shëmbëlltyra e saj na shërben për vepra paqe

Vjosa Osmani për Nënë Terezën: Sot, shëmbëlltyra e saj na shërben për vepra paqe
11:50 | 05 Shtator 2019

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka nderuar humanisten shqiptare, Agnes Gonxhe Bojaxhiut – Shën Terezën.

Vjosa Osmani nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se “nëpërmjet respektit ndaj figurës së saj, shpreha mirënjohjen time edhe ndaj të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët na dhanë shëmbëlltyra se si duhet të kultivohet dashuria ndaj njerëzimit dhe i falën atij shumë dashuri.”

“Përkushtimi i saj human, të bashkëjetuarit me më të braktisurit e kësaj bote, të varfrit dhe dhe të sëmurët, e kthyen këtë grua shqiptare në shëmbëlltyrë rrezatuese të njerëzimit. Edhe sot, shëmbëlltyra e saj na shërben për vepra paqeje, dashurie e respekti, si dhe për ta përlindur rolin e gruas shqiptare në familje dhe në shoqëri. Nëpërmjet shembullit të saj, bota i njohu vlerat e shpirtit bujar të shqiptarëve. Miku i madh i popullit tonë, ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, theksonte se “ishte personaliteti i Nënë Terezës ai që e kishte shtyrë ta njihte e ta donte popullin shqiptar””, ka shkruar ajo./Front Online/

Më poshtë keni shkrimin e plotë të Osmani :

 

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera