Kryekuvendarja Vjosa Osmani, sot në mëngjes ka marrë rrugë për Mitrovicë.
Ajo ka hyrë live në Facebookun e saj ku ka treguar se po vazhdon siç i quan vizitat e gjelbërta, e sot qytetin e lindjen, Mitrovicën për të biseduar me qytetarët për ruajtjen e ambientit
“Shumë njerëz po mendojnë se në kohë të pandemisë duhet t’i harrojmë të gjitha temat e tjera, por ambienti ku jetojmë ambineti duhet të jetë një nga prioritetet. Me padurim po pres që të bisedoj me qytetarët e Mitrovicës”, ka deklaruar ajo.
Osmani ju ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat anti-covid.