Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani infektohet me Covid-19

    FrontOnline
    2 vite më parë

    U.D e presidentes së Kosovës dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani  është infektuar me Coronavirus.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani, përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se pasi kishte pasur kontakt me disa të afërm që ishin infektuar me COVID, është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.

    Osmani ka treguar se do të punojë nga shtëpia në dy javët e ardhshme, po ashtu takimet do t’i mbajë përmes platformave elektronike

    Postimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë!

    Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

    Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

    Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

    Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    Kryetari i PSD-së, Daran Molliqaj e ka falënderuar kreun e Nismës, Fatmir Limaj për përkrahjen që do t’i japë kësaj partie në...
    Lajme23 Mars 2023
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të ZRRE-së me të cilin do të...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar debatin me opozitën në Kuvendin e Kosovës për çështjet e Ohrit. Kurti iu referua fjalimit...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk dëshirojnë ta vazhdojnë debatin në Kuvend pa prezencën e kryeministrit Kurti....
    Sport23 Mars 2023
      Federata Evropiane e Futbollit i ka nisur hetimet ndaj Barcelonës për “rastin Negreira”. Gjiganti katalunas do të hetohet rreth lidhjes me...
    Vip23 Mars 2023
    Mbrëmbjen e djeshme teksa të gjithë banorët u larguan të flinin gjumë, Lorenci, Gerti dhe Jori përgatitën një rreng për pjesën tjetër...
    Lajme23 Mars 2023
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë. Sipas njoftimit për media theksohet se pasditen e djeshme në stacionin policor në...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri Albin Kurti sërish e ka lëshuar sallën e Kuvendit. Sigurisht dalja e tij nuk u pritë mirë nga opozita, por kreu...
    Vip23 Mars 2023
    Prezantuesja e njohur shqiptare, Bora Zemani është një prej figurave më të dashura në ekran. Ajo krahas një karriere të suksesshme në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.