Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani ia ndërpret mandatin anëtarit të Listës Serbe në KQZ, Nenad Rikalo

    FrontOnline
    2 vite më parë

    U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sot ka marrë vendim t`ia ndërpresë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikalo.

    Ky vendim është marrë pasi që Rikalo, ditë më parë nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.

    “Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47,  25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016  për  strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendimin e u.d. Presidentes Osmani./FrontOnline/

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar statusin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq....
    Lajme21 Mars 2023
    Nuk kanë kaluar as 24 orë nga takimi në Ohër dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta bindë opinionin se...
    Lajme21 Mars 2023
    Komuna e Mitrovicës prin me numrin e rasteve sociale. Kjo bën që nevoja për ndihma të jetë e madhe. Ka familje që...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Deputetët në Ugandë kanë miratuar një projekt-ligj të diskutueshëm anti-LGBTQ+, i cili do t’i bënte aktet homoseksuale të dënueshme me vdekje, duke...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të...
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur...
    Vip21 Mars 2023
    Sonte në “prime” u komentua loja e Kiarës brenda “BBVA”, ku disa prej banorëve u shprehën që ajo ka arritur deri këtu...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    5 deputetë të Kuvendit në Shqipëri do të lënë mandatin e ligjvënësit për të garuar në elektoralet e 14 majit për kryetar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.