×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani ende s’i ka identifikuar bashkëpartiakët që votuan për ta shkarkuar, po e pret përgjigjen e LDK’së

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Lidhja Demokratike e Kosovës po refuzon që t’ia përcjellë kryeparlamentares Vjosa Osmanit emrat e atyre që votuan pro, kundër, dhe abstenuan për shkarkimin e saj nga posti i nënkryetares. Se kryetarja e Kuvendit nuk e ka marrë listën e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga kabineti i saj. Në LDK ndërkaq thonë se nuk deklarohen për këtë temë.

    70 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, kishin votuar pro shkarkimit të kryeparlamentares Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së partisë e anëtares së Këshillit.

    Lexo Edhe:
    Aktvizohen shërbimet serbe, Vuçiq: Dikush deshi ta dobësojë pozicionin tim me protesta para takimeve në Paris e Bruksel
    Nga ky organ, kishte edhe anëtarë që kanë abstenuar e votuar kundër.

    LDK’ja përmes një komunikate të lëshuar me datë 20 qershor përveç se bëri të ditur se Avdullah Hoti e merr pozitën e Osmanit si nënkryetar i ri i partisë, ka treguar edhe votat e atyre që nuk ishin pro që kryeparlamentarja të përjashtohet nga këto dy pozita të rëndësishme brenda subjektit.

    “Sa i përket propozimit për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim”, kishte bërë të ditur LDK’ja.

    Pak ditë pas këtij njoftimi, ish’nënkryetarja e LDK’së iu ishte drejtuar me anë të një letre Lidhjes Demokratike.

    Osmani ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Lidhja Demokratike që t’i përcjellin dokumentacionin e lëndës për shkarkimin e saj, përfshirë aty rezultatet e votimit dhe evidencën e votimit të të gjithë anëtarëve të Këshillit.

    “Konkretisht, kërkoj që të më vihet në dispozicion lista e plotë e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, meqenëse e njëjta nuk është e publikuar askund; emrat e anëtarëve të KP që kanë votuar për, kundër ose abstenim, si dhe emrat e atyre që nuk kanë marrë pjesë fare në votim”, kishte shkruar Osmani, në letrën e drejtuar për kryesinë e partisë.

    Pavarësisht kërkesës, në partinë e Isa Mustafës ende nuk iu janë përgjigjur Osmanit. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari për media i kryeparlamentares, Bekim Kupina.

    “Deri tash, zonja Osmani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga LDK-ja”, ka deklaruar ai për Gazetën.

    Në Lidhjen Demokratike të Kosovës në anën tjetër, nuk pranojnë të deklarohen për këtë temë. Nga zyra për media sot gjatë ditës kanë deklaruar për Express se nuk flasin për këtë çështje.

    Për kërkesën e Osmanit, ishte deklaruar edhe kreu i partisë, Isa Mustafa. Në një përgjigje për Express, Mustafa kishte deklaruar se një letër e tillë nuk është dërguar në adresë të Kryetarit të partisë dhe se Kryesia e LDK’së nuk është adresa që mund t’i bëjë zgjidhje Vjosa Osmanit për kërkesën e paraqitur.

    Ai kishte thënë se Osmani duhet të drejtohet te ai për të ditur rezultatet e votimit, e se kreu i LDK’së, do ta udhëzonte se si të vepronte.

    Marrëdhëniet e Vjosa Osmanit me LDK’në ishin acaruar edhe më shumë kur e njëjta kishte votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të iniciuar nga Lidhja Demokratike.

    Në ditën e votimit të Qeverisë Hoti, Osmani kishte vendosur që të mos e udhëhiqte seancën, duke e thirrur këtë qeveri jolegjitime.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Anëtari më i ri i LDK-së, Berat Rukiqi, vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për alokimin e 5 milionë eurove për familjet me...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, është takuar të martën me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Presidentja...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish për vrasjen e Liridona Ahmetaj. Ai ka reaguar ashpër kundrejt deklaratave të ndryshme që...
    Të tjera
    Opinione06 Dhjetor 2023
    Nga Shqipe Pantina Sa here ju ka ndodhë që keni qenë në një restorant apo vend publik ku ka pasur edhe fëmijë...
    Sport06 Dhjetor 2023
    Shorti i të shtunës për kampionatin evropian të futbollit Euro 2024 u detyrua të ndërpritej për disa minuta pasi zhurma pornografike nisën...
    Sport06 Dhjetor 2023
    Vedat Muriqi është bërë një problem i madh për Mallorcën. Sulmuesi kosovar e ka marrë në qafë ekipin spanjoll pas lëndimit që...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Në Prishtinë është bërë prezantimi i masës 1.2 për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike te familjet me asistent sociale. Ministri i...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    “Kurrë nuk do të dihet motivi i vrasjes së Liridona Ademajt”, kështu ka deklaruar avokati Tomë Gashi. Përmes një reagimi në rrjetin...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në dy vitet e fundit në vendin tonë janë regjistruan 8 raste të vrasjeve së...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.