×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa i thotë jo Ramush Haradinajt për President

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Kandidatura e shpallur nga kryesia e AAK-s për Ramush Haradinajn President merr vlerësim negativ nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

    Në “Indeks-Intervist” me gazetarin Kreshnik Berisha që do ta transmetohet të dielën Osmani ka thënë se partitë në pushtet mos të mendojnë për postin e Presidentit sepse sipas saj, ky koalicion nuk përfaqëson vullnetin qytetar.

    “Koalicioni i tanishëm qeverisës, që është LDK, AAK, NISMA, po flitet që mund të jetë dhe PDK-ja ndërkohë, të gjitha këto parti, nuk do duhej të synonin të zgjedhnin Presidentin, sepse është një koalicion që nuk përfaqëson vullnetin qytetar” – ka thënë Osmani.

    Koalicioni qeverisës sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani nuk përfaqëson asgjë, është i deformuar dhe me vullnet të vjedhur.

    “Pra, është një vullnet i vjedhur, i deformuar dhe rrjedhimisht nuk do duhej që ky vullnet i vjedhur i deformuar tani ta uzurpoj edhe karrigen e Presidentit sepse është vazhdimësi e një politike që në epiqendër ka mashtrimin. Rrjedhimisht, këdo që e qet kandidat një koalicion i tillë, që ka ardhur aty me vullnet të vjedhur, natyrisht që nuk përfaqëson asgjë, dhe vetëm është vazhdimësi e interesave të ngushta” – ka deklaruar Osmani.

    Ditë më parë AAK kishte kandiduar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për postin e Presidentit të Kosovës.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Fitim Shishani, njohës i sigurisë, lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit, tha se është vështirë të thuhet një diçka për...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Liridona Murseli u vra të mërkurën mbrëma në rrugën “Dalip Alshiqi”. Ajo ishte duke shkuar në shtëpi bashkë me bashkëshortin, Naim Murseli,...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Detajet e para të natës tragjike së 29 nëntorit ku mbeti e vrarë 33-vjeçarja, Liridona Murseli morën kthesë sot kur Policia e...
    Të tjera
    Vip01 Dhjetor 2023
    Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Adri ka hedhur akuza kundrejt Blerandos, për një gjest të pahijshëm. Adri ka thënë...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me transmetimin e një video materiali, protagonistë të së cilit janë, Blero dhe...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Buci thotë se “akoma s’ka asgjë mes tij dhe Santianës”, por kjo e fundit insiston se janë veç miq (VIDEO) Gjatë spektaklit...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Sonte në shtëpinë me të famshme ka hyrë e fejuara e Yllit Verona. Ajo do të takoj Yllin, ku do të tregoj...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Detaje tronditëse u zbuluan sot për vrasjen e Liridona Murselit, të mërkurën mbrëma në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë. Vrasja e saj...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me raportimet se i dyshuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, transmeton...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.