×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen reagimi nga Vetëvendosja pas mos-certifikimit nga KQZ

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një shkrimi në facebook, pasi kësaj partie nuk iu certifikua lista nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Vetëvendosje akuzoi kryetaren e KQZ’së, Valdete Dakën, duke i thënë se veproi si marionetë në duartë e kumbarëve.

    Por, nuk është vetëm Daka ajo që u akuzua nga Vetëvendosje. Tutje, Vetëvendosje tha se kreu i KQZ’së po vepron nën presionin dhe kontrollin e partive të PDK’së, LDK’së, AAK’së dhe Nismas.

    Në fund Vetëvendosje premtoi se do t’i ndjekë të gjitha procedurat ligjore në mënyrë që lista e Vetëvendosjes të jetë e certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të VV’së:

    Daka veproi si marionetë në duart e Kumbarëve, por LVV nuk e ndalin dot

    Me votimin skandaloz në KQZ u vërtetua ajo që kemi thënë tash e disa ditë: Valdete Daka po vepron nën presion dhe e kontrolluar prej partive të PLAN-it, që dëshirojnë ta ndalin çkapjen e shtetit. Aq i madh është kontrolli që po ushtrohet mbi Valdete Dakën dhe përmes saj mbi KQZ-në, sa që për herë të parë kryetarja e KQZ nuk e miratoi rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por e rrëzoi atë. Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike kishte bërë rekomandimin që listat e të gjithë subjekteve të votoheshin ashtu siç ishin, në pako, mirëpo KQZ-ja mori vendimin antiinstitucional dhe kërkoi që listat të votoheshin një nga një. Kuptohet, synimi i vetëm i këtij vendimi ishte rrëzimi i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, meqenëse në KQZ mund të krijohet vazhdimisht një shumicë votash me aleancën midis Valdete Dakës, përfaqësuesve të PLAN-it, dhe minoriteteve.

    Por, mbështetja e qytetarëve tashmë është bërë masive dhe më shumë se gjysma janë shprehur bindur për ndryshim. Të gjitha partitë e vjetra që kanë kapur shtetin dhe Valdete Dakën, së bashku, nuk kanë aq mbështetje sa Lëvizja VETËVENDOSJE! Prandaj përpjekjet e tyre për të ndalur Lëvizjen, nuk do të kenë sukses. Ne edhe kësaj radhe u treguam parimorë si gjithnjë, e meqë ishim që listat të votoheshin në tërësi pa paragjykim, i votuam listat e subjekteve të tjera, pavarësisht korrupsionit dhe keqqeverisjes që ato përfaqësojnë. Sigurisht, nuk kemi pritur që edhe ata të ishin respektues, sepse njerëzit të cilët kurrë nuk kanë respektuar Kosovën dhe qytetarët e saj, nuk do të mund të respektojnë Vetëvendosjen. Ne nuk na befason sjellja e tyre, sepse është e njëjta, tash e njëzet vite. Por situata ka ndryshuar rrënjësisht, dhe ankthi e paniku i tyre mund të shkaktojë veprimet e fundit antiligjore e antidemokratike, por shpejt do të përfundojë.

    Sa i përket vendimit të padrejtë nga KQZ, ne do të vazhdojmë me të gjitha procedurat ligjore dhe do ta paraqesim çështjen në PZAP. Dhe jemi të bindur se në 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar, e votuar dhe fituese, e plotë dhe me krejt emrat, sepse kemi të drejtë!

    https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157396670992000

     

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka uruar për datëlindjen e 56 ish-presidentin Hashim Thaçi. Tahiri tha se...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qeveria e Gjermanisë synon ta rifillojë së shpejti bashkëpunimin me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) në Rripin e Gazës,...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presidentin Haxhim Thaçi. Hoxhaj tha se uron që kjo të...
    Lajme24 Prill 2024
    RrGK ka reaguar për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e 11 vjeçares. Rrjeti i Grave, kanë shprehur shqetësimin e...
    Artikull i Sponsoruar24 Prill 2024
    Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit diplomatik të akredituar në Kosovë, i cili ka vizituar ambientet e...
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë e Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën. Sipas saj, përpjekjet e Serbisë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.