Dje në Prishtinë, vjehrri ka sulmuar fizikisht renë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Prishtinë, 24.11.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar (vjehrrin e saj) është sulmuar fizikisht nga ai. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”.