Lajme

Vjedhja e kasafortës në Agjencinë e Ushqimit, flasin nga Prokuroria e Prishtinës

Vjedhja e kasafortës në Agjencinë e Ushqimit, flasin nga Prokuroria e Prishtinës
13:31 | 11 Nëntor 2020

 Vjedhja e kasafortës javë më parë nga Objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) ende duke u hetuar nga institucionet kompetente.

Me datë 22 tetor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u vodh arka metalike në të cilën gjendeshin para dhe kartela mbushëse të telefonit.

Që nga kjo ditë Institucionet e sigurisë kanë filluar hetimet lidhur me rastin, por deri me tani ende nuk kanë arritur ta zbulojnë  personin i cili e ka kryer këtë vepër.

Në një përgjigje me shkrim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për portalin FrontOnline, kanë thënë se rasti po vazhdon të hetohet.

“Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Rasti po vazhdon të hetohet”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndërsa me rastin e vjedhjes së kasafortës në AUV, Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor, i cili dyshohet se ka mundësuar vjedhjen.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, IPK-ja ka bërë me dije se ai po dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të besimit” gjatë angazhimit të tij në punë sekondare në objektin e AUV-it.

Lidhur me hetimet që Inspektorati Policorës është duke i bërë ndaj zyrtarit policorë, FrontOnline, ka dërguar pyetje në këtë institucion por deri me tani nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera