×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Lajçakut pa efekt, BE-ja ende s’ka datë për rinisje të dialogut

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Bashkimi Evropian ende s’ka ndonjë datë se kur do të rinisë dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është bllokuar prej më shumë se një muaji për shkak të çështjes së Asociacionit të Komunave Serbe.

    Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka pohuar zëdhënësi i BE’së, Peter Stano. Ai ka thënë se janë duke punuar për takimet e radhës dhe se do t’i publikojnë datat në një kohë të përshtatshme.

    “Është duke vazhduar puna për përgatitjen e takimeve të ardhshme në kornizën e dialogut. Ne do të njoftojmë për datat dhe agjendën e takimeve të ardhshme – qoftë në nivel ekspertësh, qoftë në nivelin më të lartë politik – kur të jetë e përshtatshme”, ka thënë Stano të mërkurën.
    Gazeta Express i ka dërguar pyetje Koordinatorit shtetëror për Dialogun Skender Hyseni, për rifillimin e dialogut, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

    Kjo ngecje drejt caktimit të takimeve të radhës vjen pavarësisht vizitës disa ditore të Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd e cila duket se nuk ka dhënë rezultate sa i përket përafrimit të qëndrimeve mes të dy shteteve për çështjen e Asociacionit.

    Edhe përkundër deklarimeve të Lajçak se pala kosovare ishte pajtuar për themelimin e Asociacionit, Prishtina zyrtare në reagimet e mëpasme kanë demantuar diplomatin sllovak duke përsëritur që qëndrimi për Asociacionin mbetet i pandryshueshëm.

    Lajçak ka nxitur reagimet e krerëve të politikës kosovare edhe kur në Beograd ka përmendur ndryshimet Kushtetuese që duhet bërë, duke thënë se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën me qëllim të arritjes së një marrëveshje finale.

    Por nga Brukseli kanë thënë se Lajçak është keqkuptuar dhe se ai e ka pasur fjalën për dy shtetet që duhet të ndryshojnë Kushtetutën nëse duan të arrijnë marrëveshje finale.

    “Z. Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse je duke e negociuar një marrëveshje ndërkombëtare. Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues. Dhe kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”, ka deklaruar Stano për Express të hënën.

    Dialogu i Brukselit është bllokuar që nga shtatori, kur ka dështuar të mbahet takimi i caktuar për datën 27-të.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.