Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia vizitoi Klinikën e Oftalmologjisë: Dy milionë euro u kursyen nga buxheti falë shërbimeve të reja

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga U.D Drejtoresha e SHSKUK-së, Dr. Narqize Arenliu Hoxhaj, vizitoi sot Klinikën e Oftalmologjisë në QKUK, ku u njoftua se me shërbimin e kirurgjisë vitreoretinale (operacionet në segmentin e pasmë të syrit – Pars Plana Vitrectomi – PPV) është zvogëluar numri i pacientëve që trajtohen jashtë institucioneve shëndetësore publike, nga 500 raste të referuara në vit – siç ka ndodhur në të kaluarën, në rreth 100 raste në vit, njoftojnë nga MSh.

    “Këto shërbime të reja, të cilat tani ofrohen në Klinikën e Oftalmologjisë, kanë ndikuar që të kursehen rreth 2 milionë euro buxheti, si dhe njëkohësisht kanë kursyer xhepat e pacientëve. Shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e palodhshme të stafit shëndetësor në Klinikën e Oftalmologjisë”, tha ministri Vitia.

    Ai po ashtu u shpreh se Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë mbështetjen e saj të plotë për t’i mbuluar nevojat në bazë të rritjes së vëllimit të punës dhe shërbimeve në sallat operative, ambulancat specialistike, si dhe për të ofruar kushte më të mira të punës për stafin shëndetësor.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Senatori amerikan, Chris Murphy i cili ka qenë para pak ditësh në Kosovë ka reaguar përsëri për situatën në veri të vendit...
    Lajme02 Qershor 2023
    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka shqiptuar 10 vjet burgim të akuzuarit me inicialet B.R. për veprën penale Vrasje në tejkalim të...
    Lajme02 Qershor 2023
    Gjykatësi Vidar Stensland është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DhSGJK). Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2023
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se dy kryetarët...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai tha se raportet e Kosovës me ShBA-në...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Kuvendi Kombëtar i Republikës Srpska mirëpret të drejtën e Serbisë për të mbrojtur të drejtën për mbijetesë të popullit serb në Kosovë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur në seancën e veçantë në Kuvend, e cila është thirrur për...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mundur ta “fusë...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të jetë nesër në Ankara për ceremoninë e betimit të Recep Tayyip Erdogan, i cili u...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.