Lajme

Vitia thotë se do të gjobiten ata që nuk i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit

Vitia thotë se do të gjobiten ata që nuk i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit
20:56 | 29 Mars 2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje edhe njëherë për respektimin e masave të marra nga Qeveria për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Ai ka njoftuar edhe njëherë mbi orarin e kufizimit të lëvizjeve, por ka shtuar se, koha e qarkullimit të mos kuptohet si hapësirë për t’u grumbulluar.

Vitia ka bërë thirrje që të respektohet rekomandimi që “Lëvizjet në rrugë të bëhen jo më shumë se dy persona dhe gjithmonë duke mbajtur distancën 2 metra me të tjerët” .

“Kjo vlen edhe për bizneset si supermarketet dhe subjekte të tjera, të cilat janë të obliguara që t’i marrin të gjitha masat për t’i zbatuar këto vendime në të mirë të shëndetit publik”, ka shkruar ai në Facebook.Sipas tij, “gjithashtu, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, mosrespektimi i masave të deritanishme nga personat kushdo, përkundër dëshirës sonë, do të pasohet me shqiptim të gjobave dhe sanksioneve konform legjislacionit në fuqi dhe sidomos Ligjit për parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse”.Qeveria, me vendimin Nr.02/17 të datës 27. 03. 2020, ka marrë vendim që koha e kufizimit të lëvizjes të jetë nga ora 17:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera