×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Viti i ri shkollor, Shahini: Dy javët e para do të jenë përsëritje

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini ka vijuar takimin me drejtuesit e Drejtorive dhe Zyrave të Arsimit Parauniversitar në lidhje me masat e ndërmarra për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

    Në videon e publikuar nga takimi, Shahini shprehet se është bërë një riorganizim i planeve mësimore që dy javët e para të fillimit të vitit të ri shkollor të jenë prapë përsëritje për të gjithë nxënësit të cilët kanë marrë mësim në kushte shtëpie gjatë pranverës së këtij viti, por të cilët ndoshta nuk ndihen ende me vetëbesim të plotë që i kanë marrë mësimet në mënyrën e njëjtë sikur të ishin në shkollë.

    Paralelisht me gjithë përgatitjen për hapjen e shkollave, Shahini nënvizon se “ne kemi bërë edhe gjithë ndërtimin e platformës për mësimin online dhe organizimin e punës për mësim në kushte shtëpie”, ndërsa nënvizon faktin se kjo do të ndihmojë sidomos në zonat ku ndoshta shkollat nuk mund të punojnë me orar të plotë për të gjithë nxënësit dhe nxënësit duhet të bëjnë mësim të kombinuar – një pjesë të kohës ta kalojnë në shkollë, dhe një pjesë të lëndëve apo disa ditë të bëjnë mësim në kushte shtëpie.

    Shahini shprehet se “shpreson që kjo gatishmëri për t’u kthyer në shkollë, të vijë edhe me një rritje të përgjegjshmërisë nga të gjithë pjesëmarrësit në shkollë që të përgatiten sa më shumë që është e mundur për ta ruajtur shëndetin e vet, si dhe shëndetin e atyre që i kanë përreth, si në shkollë, bashkëmoshatarët e tyre dhe mësuesit, apo edhe kur të kthehen në shtëpi, anëtarët e familjes”. / A2 CNN

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Të paktën dy persona u vranë në një shkollë në veri të Sllovakisë pasi një nxënës sulmoi njerëzit me thikë, thanë shërbimet...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Policia e Shtetit e Shqipërisë ka njoftuar se është kanë pranuar informacion se në Himarë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit,...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të enjten se një “krizë e minutës së fundit” me Hamasin po pengonte miratimin izraelit për një armëpushim...
    Të tjera
    Kronika16 Janar 2025
    Për shkak të mungesës së përkthyesit ligjor, dështoi të nisë gjykimi të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj Sakir Mazrek, Ferdi...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Dega e LDK-së në Gjilan ka reaguar pasi Vetëvendosje dje shpërndau pako ushqimore për familjet në nevojë, në kohën kur partitë politike...
    Opinione16 Janar 2025
    Nga: Tim Stanley / The Daily Telegraph Duket se presidenca e Donald Trumpit do të nisë me një moment të rëndësishëm, ngjashëm...
    Lajme16 Janar 2025
    Në qendrën e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë sot u zhvillua ceremonia e Transferimit të Autoritetit të Kontingjentit Gjerman të...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgatitur një video-udhëzues për elektoratin e tyre lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Lajme16 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cilin ka marrë dy vendime. Në njoftimin e lëshuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.