×
  • Front TV
  • Front TV

    Viktima të dhunës seksuale në Kosovë, 823 femra dhe 29 meshkuj e fitojnë statusin

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Këtë vit në Komisionin për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale të luftës kanë aplikuar gjithsej 1 mijë e 331 persona.

    Nga ky numër, Statusin e Viktimës së Dhunës Seksuale e kanë fituar vetëm 867 persona, prej tyre 838 janë femra dhe 29 meshkuj.

    Këtë e kakonfirmuar për Front Online, Labinot Bala, anëtar i Sekretarisë së Komisionit, i cili tha se këtë vit numri iaplikantëve ka pasur rënie.

    “Numri i aplikuesve deri më datë 13.10.2020 është 1331.Statusin viktimë e dhunës seksuale e kanë fituar gjithsej 867 persona, nga ta 838 femra dhe 29 meshkuj ndërsa 261 kërkesa janë refuzuar nga to 222 femra dhe 39 meshkuj.Në fillim të procesit kemi pranuar numër të madh të aplikimeve ndërsa këtë vit ky numër ka shënuar rënie”,ka thënëai

    Sipas informacioneve që ka siguruar Front Online, njëra nga arsyet që viktimat nuk paraqiten në Komisionin për Verifikimështë vonesa në shqyrtimin e lëndëve.

    Redaksia ka pyetur përfaqësues nga Komisioni se kur do tëmerren parasysh rastet e vitit 2019 dhe ato të vitit 2020.

    Të njëjtit janë arsyetuar se periudha e pandemisë ka ndikuar që të ketë pengesa në shqyrtimin e tyre.

    “Komisioni ka punuar gjatë gjithë kohës por qëështë përcjell me pengesa kohë pas kohe për shkak të pandemisë.Komisioni që nga fillimi i procesit ka punuar në mënyrë të vazhdueshme, bazuar nëkompleksitetin dhe ndjeshmërinë e procesit, si dhe me qëllim të vlerësimit të drejtë dhe të ligjshëm të aplikacioneve në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, secilit rast i ka kushtuar kohën e nevojshme”, ka thënë Bala për Front Online.

    13 burra, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës kanë filluar trajtimin në QKRMT

    Kryetarja e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, për Front Online ka thënë se në këtë organizatë ku marrin shërbime 500 persona,për ta fituar njohjen e statusit kanë aplikuar 321 persona,ndërsa vetëm 240 nga ta u është njohur statusi.

    “ Me përqindje mund të them se 3 % janë burra dhe pjesa tjetër janë gra janë 500 persona që vijojnë shërbimet më organizate, prej tyre rreth 321 persona kane
    aplikuar ku 240 prej tyre veç kanë përfituar statusin, ndërsa të tjerët janë në pritje për ta marrë statusin apo benificioni qe ia ofrojnë institucionet e Kosovës”, thotë Rushiti.

    Rushiti ka thënë se nëQendrën për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kanë filluar të marrin trajtim edhe 13 burra të cilët janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    “Javën e kaluar kemi pasë fatin me pa një grup të përbashkët tëburrave që e kanë përjetuar krimin e dhunës seksuale,dhe ka qenë një takim shumë emocionues,për herë të parë ne një takim të përbashkët 13 persona duke e shikuar njëri-tjetrin në sy dhe duke e bashkëndje dhimbjen e gjithsecilit”, u shpreh Rushiti.
    Viktimat e dhunës seksuale përballen me sfida të ndryshme të cilat i përcjellin tash e 21 vite pas luftës.

    Pamundësia për tu integruar në shoqëri, stigma dhe mungesa e përkrahjes familjare, janë vetëm disa nga vështirësitë që kanëkëto viktima. Këtë e thotë edhe Feride Rushiti për Front Online e cila tregon se shumica e këtyre viktimave përballen edhe me probleme shëndetësore.

    “Sfidë kryesore janë pasojat psikosociale, janë traumat që ato i bartin që nga periudha e luftës e deri më tani. Pamundësia për tu integruar në shoqëri, paragjykimi shoqëror në raport me këtë krim,përkrahja familjare, stigma dhe tabut e tjera të cilat e rrethojnë këtë krim. Shumica nga këto gra kanë probleme shëndetësore të panumërta”, thotë ajo për Front Online.

    Shumë nga viktimat e dhunës seksuale jetojnë në varfëri të skajshme

    Rushiti thotë se gjatë kohës së pandemisë organizata ka ndryshuar edhe qasjen shërbimit ndaj viktimave,përmes përkrahjes ekonomike e sociale sepse,siç thotë ajo, shumica nga viktimat jetojnë në varfëri të skajshme.

    “Shumë nga këta persona fatkeqësisht janë në varfëri të skajshme dhe kemi menduar që shumica e të mbijetuarve ballafaqohen me krizë sociale, ekonomike, kështu që ja ka pamundësuar jetën normale. Shumë nga ato kanë qenë nëgjendje shumë të rënd ekonomike, për këtë arsye si organizatë e kemi ndërruar qasjen e shërbimit tonë edhe për të qenë afër tyre kemi filluar me pako ushqimore dhe higjenike që të ia lehtësojmëvështirësitë me të cilat ballafaqohen”, u shpreh Rushiti.

    Por siç thotë ajo organizata ka qenë e gatshme që të ofrojë edhe shërbime mjekësore për të mbijetuarit e dhunës, sepse periudha kur u vendosën masat kundër virusit Covid-19 ka qenë në muajt kur para 21 viteve kishte ndryshuar edhe jeta e tyre në vazhdim.

    Sipas Rushiti organizata dhe rastet e tilla e ndjejnë mungesën e përkrahjes nga institucionet e vendit dhe kjo zbehë edhe shpresat që në të ardhmen të ndryshoj gjendja për këto kategori.

    “Kemi përkrahje minimale të institucioneve. Për ne është shumë me rëndësi përkrahja institucionale nëçdoperspektiv, për faktin sepse për të arritur deri te ky mekanizëm ne , është dashur të kemi përkrahje institucionale dhe për të arritur te shuma e buxhetit të paraparëështë dashur të kemi përkrahjen e Ministrisë sëFinancave dhe mekanizmave tjerë”, tha Rushiti.

    “Drejtësi e mohuar”, edhe pas 21 vjetëve asnjë person i dënuar për dhunimin e 20 mijë burrave e grave

    Edhe pas 21 vjetëve, deri më tani asnjëperson nuk është dënuar për dhunimet e më shumë se 20 mijë burra e grave. Kryetarja e QKMRT-se thotë se këto ditëështë konfirmuar aktakuza e një personi për njërin nga rastet që trajtohet në këtë organizatë. Ajo me plotëshpresa, beson se ky rast do ta gjejë drejtësinëtë cilën e kërkon.

    “Fatkeqësisht deri me sot as edhe një person i vetëm nuk është dënuar. Është drejtësi e mohuar dhe fatkeqësisht 21 vite pas lufte nuk ka asnjë person të dënuar.Sot dëgjova se është konfirmuar aktakuza për një rast që vjen nëorganizatë, shpresojmë shumë që të paktën ky rast me ngadhënjye me rezultat pozitiv, të jepet drejtësia në raport me viktimën që do të shërbente si stimul, si praktikë e mirë edhe për gratë e burrat e tjerëqë tëshkojnëtë dëshmojnë dhe të kërkojnëdrejtësi”,thotë ajo për Front Online.

    Ajo thotë se nëse ky rast do ta fitojë drejtësinë do ta thyejë akullin që viktimave tjera t’iu kthehet besimi se drejtësia herët apo vonë do të jetë pranë tyre.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Front TV23 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka quajtur shpifje raportimet e mediave për shlyerjen e borxheve në forma...
    Front TV23 Prill 2024
    Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë duke rrezikuar qytetarët. Mirëpo fatmirësisht askush...
    Front TV22 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje komunitet joshumicë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Kurti për komunitetet...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    RrGK ka reaguar për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e 11 vjeçares. Rrjeti i Grave, kanë shprehur shqetësimin e...
    Artikull i Sponsoruar24 Prill 2024
    Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit diplomatik të akredituar në Kosovë, i cili ka vizituar ambientet e...
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë e Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën. Sipas saj, përpjekjet e Serbisë për...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Edhe kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime...
    Vip24 Prill 2024
    Vëllai i Madh’ surprizoi çiftin Heidi-Romeo në ‘Prime-n’ e djeshëm. Ai e dërgoi çiftin në një suitë ku mund të kalonin çaste...
    Sport24 Prill 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të. Pjesëtari i ekipit të Mallorcas tashmë i njohur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.